E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Tolerance e munguar


“Mirmbrëma miq të tolerancës”. Me këto fjalë presidenti Bamir Topi ka përshëndetur pjesëmarrësit në një aktivitet kushtuar Ditës dërkombëtare të tolerancës.

Pasi ka vlerësuar raportet pozitive që shqiptarët kanë me tolerancën ndër vite, kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin për tolerancën e munguar, e kthyer në konfliktualitet jo vetëm në ambientet e politikës.

“Shpesh ndeshemi me raportime shqetësuese që lidhen me të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut. Të tilla janë rastet e dhunës dhe krimit në familje, rastet e dhunës në shkolla, apo ndonjë rast në zyrat e policisë, rastet e korrupsionit zyrtar mohues ndaj të Ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese

Bamir Topi
President i Republikës së Shqipërisë drejtave publike, çdo formë e mungesës së transparencës, rastet e konflikteve për pronësinë mbi tokën, apo të paragjykimeve krahinore dhe sociale”, ka deklaruar Topi.

“Mbi të gjitha, ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale qytetare. Shpesh herë kemi parë sesi individë apo institucione politike, të cilët kanë përgjegjësi dhe detyrimin zyrtar e publik të jenë përfaqësues, tolerantë dhe transparentë, të veprojnë ndryshe, duke cënuar me sjelljet dhe vendimet e tyre jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit”, ka theksuar ai.

16 nëntori që prej vitit 1996, pas një rezolute të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u vendos të jetë Dita e tolerancës ndërkombëtare, për të cilën një grup organizatash nga shoqëria civile organizuan këtë aktivitet në Akademinë e Arteve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka përshëndetur paktin e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për reformën zgjedhore duke e cilësuar atë një hap të mirëpritur dhe sjellje europiane e faktorit politik shqiptar. Berisha uron homologët Monti dhe Papadhimos
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej një tjetër ndryshim në Kodin Rrugor, për nga rezultati nuk ishte aspak e ngjashme me atë të një ditë më parë, kur votimi u shty për të hënën tjetër me kërkesë të nënkryetarit socialist të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Sa gjasa ka të bëhet një koalicion PS-LSI?
Mustafa Nano - Në intervistën e tij për të përditshmen “Mapo”, teksa pyetej në fund mbi një koalicion të mundshëm PS-LSI, Fatmir Xhafaj, sekretar ligjor i partisë (do të ishte mirë të gjenin një emërtim tjetër për këtë post partiak; ‘sekretar ligjor’ duket si një gjetje e bërë në ngut e sipër), nuk linte asgjë për t’u nënkuptuar apo interpretuar. Eshtë shpejt të brohorasim konsensusin
Andrea Stefani - Shumica e mediave nxituan dje të përhapin lajmin e mirë se PS dhe PD paskan rënë dakord të ngrenë Komisionin e Reformës Zgjedhore, atë për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, si dhe për axhendën e miratimit të disa ligjeve me 3 të 5-at.

Lajmet kryesore

Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Greqi, qeveria e re fiton votëbesimin
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›