Topi Topalli e Haxhinasto urojne Jahjagen Zgjedhja e presidentes grua emancipim

Bamir Topi Jozefina Topalli
Tirane 7 prill 2011 NOA- Presidenti i vendit Bamri Topi Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nepermjet mesazheve publike kane uruar Presidenten e re te Kosoves Atifete Jahjaga.
Ne mesazhin e tij kreu i shtetit e cileson zgjedhjen e saj si nje moment historik per Kosoven dhe gjithe kombin shqiptar qe ne krye te shtetit zgjidhet nje grua me integritet te larte profesional dhe teper te respektuar.
Ai ka uruar me tej edhe ne emer te qytetareve duke shprehur deshiren per sukses te plote ne detyren e saj.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i ka uruar pune te mbare presidentes se re te Kosoves Atifete Jahjaga.
Dua te vleresoj gjithashtu maturine dhe pergjegjesine e treguar nga forcat politike te Kosoves qe coi ne arritjen e konsensusit per zgjedhjen e presidentes ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Une gjithashtu dua te vleresoj dhe punen e zotit Behxhet Pacolli si dhe pergjegjshmerine e tij politike gjate ketyre proceseve te rendesishme eshte shprehu Haxhinasto ne mesazhin e tij.
Nderkohe kryeparlamentarja Topalli eshte shprehur se zgjedhja e Atifete Jahjages si presidente deshmon qe Kosova ne shenje te larte emancipimi pasi ka sot nje presidente grua.
Ne mesazhin e saj thuhet Ne emrin tim dhe te deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise Ju percjell pershendetjet me te perzemerta dhe urimet me te mira per zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikes se Kosoves dhe si e para grua ne kete post te larte dhe te nderuar. Une gjej rastin te pergezoj lideret politike te Kosoves qe treguan pjekuri dhe emancipim per te vene interesat e vendit mbi cdo gje dhe perballuan me sukses kete sfide ne te mire te popullit te Kosoves per te vazhduar reformat dhe perspektiven evropiane te vendit tuaj.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBerisha uron Presidenten Jahjaga Kontributi i saj ne konsolidim te pavaresiseAtifete Jahjaga zgjidhet e para Presidente femer e KosovesKosove Parlamenti nis votimin per Presidenten e venditKandidatja e re per presidente ne Kosove nje kolonele policieKosova zgjidh ngercin politik shmang zgjedhjet e jashtezakonshme LidhjeAtifete Jahjaga e para grua emancipim kryeparlamentarja Jozefina Topalli presidenten e Kosoves Presidenti Bamir Topi urojne