E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Çiljetës, edhe Greta Koçi në PD. Bëhet nënkryetare e Forumit Rinor

Share

Në 67-vjetorin e tij, që shënohet ditën e sotme, kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në Durrës, ku ka festuar me të rinjtë demokratë.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur ndërkohë, se tashmë në radhët e PD-së është shtuar një tjetër këngëtare: Greta Koçi.

Kjo e fundit madje është bërë edhe nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Tek PD, afrimi i këngëtarëve duket se është bërë modë, pasi pjesë e strukturave të saj është edhe e famshmja Çiljeta Xhilaga, ndërsa një tjetër këngëtar, Bojken Lako është këshilltar në Bashkinë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›