E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Uroj 28 Nëntorin, por opozita duhet në Kuvend

Presidenti i Republikës, Bamir Topi organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e festës së 28 Nëntorit. Ai vlerësoi ditën e sotme, si ditën e ringjalljes së kombit. "28 Nëntori është dita e ringjalljes së kombit shiptar. Madhëshita e kësaj dite është se heronjtë u mblodhën në Vlorë për një qëllim, krijimin e një shteti të pavarur", tha Presidenti.
Kreu i shtetit, tha se sot shqiptarët janë më të lumtur, sepse gëzojnë pavarësinë e Kosovës, kanë më shumë dinjitet në Maqedoni dhe në Mal të Zi, po ashtu festojnë të lirë në vendet kua ata jetojnë e punojnë. "Ndaj unë i përshëndes të gjitha ata nëpërmjet kësaj ceremonie", shtoi Presidenti.
Presidenti Topi, tha se se Shqipëria ka ende sfida. "Shqipëria ka përpara sfidat e së ardhmes, demokracisë dhe integrimit", shtoi ai. Bamir Topi theksoi se pas ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë, është koha të realizohen detyrat që na afrojnë me Bashkimin Europian.
Në 97-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti i Republikës i bëri apel opozitës të kthehet në Kuvend, që së bashku me mazhorancën të mundësojnë realizmin e çëshjteve me rëndësi të veçantë për qytetarët shqiptarë. "Përveç urimeve të rastit, në këtë ditë të veçantë, do doja të kishim një Kuvend ku opozita dhe mazhoranca t'i përvisheshin punës për të punuar për të mirën e shqiptarëve duke shpalosur në Kuvend platformat e tyre", deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij Presidenti tha " Ju uroj të gjithëve gëzuar festën Kombëtare, ditën e Pavarësisë e Flamurit dhe ditën e Çlirmit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›