Dogjani: Berisha i turpëroi shqiptarët, por më shumë veriorët
TIRANE - Deputeti i PS, Asllan Dogjani, ka dale sot në konference për shtyp për të dënuar presionet e liderit te PD-se, Sali Berisha, ndaj kryesocialistit Rama, presione që degjeneruan ne sharje e shpifje falimjare mbremjen e se enjtes ne Parlament.
Dogjani tha se "Sali Berisha i ka turpëruar shqiptarët. Gjuha e urrejtjes që Sali Berisha përdori, nuk është gjuha e shqiptarëve. Turpet që dëgjuam të dilnin nga goja e Sali Berishës nuk përfaqësojnë kulturën e shqiptarëve, as zakonet e malësorëve, as traditën veriore, aq më keq kur nga goja e tij dëgjuam pikërisht në ditën kur flitej për dhunën ndaj grave, të dhunonte nënat dhe motrat shqiptare nga foltorja e Parlamentit.
Ai veçoi se "Sali Berisha me gjuhën e urrejtjes që përdori në një ditë të paqes shpirtërore, i turpëroi të gjithë shqiptarët, por më shumë turpëroi ne qytetarëve të Qarkut të Kukës, malësorët e mençur të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, që gjuhën e urrejtjes e kanë refuzuar jetë e mot".