PS: Bode nuk ndihmon dot Berishën në fshehjen e krimit elektoral

Pas deklaratës së ministrit të Fiancave, Ridvan Bodem se Edi Rama punon kundër interesave të shqiptareve dhe kërkon me çdo kusht dhe formë bllokimin e integrimit të vendit, ka ardhur reagimi i Partisë Socialiste. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Ymeraj tha se Bode nuk mund të ndihmojë Berishën duke shpifur ndaj opozitës. "Ministri i Piramidave të 96-ës nuk e ndihmon dot Sali Berishën në tentativën e kotë për ta mbuluar krimin elektoral me një mal shpifjes për opozitën", tha Ymeraj. Zëdhënësja e PS-së pohoi se opozita do ta bëjë deri në fund detyrën e saj dhe se një pushtet që nuk e duron dot opozitën thjesht ka marrë fund.