E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Vendimi per liberalizmin e vizave nje hap i rendesishem

Samiti eshte shprehje e mirebesimit te rritur ne hapesiren trans atlantike dhe ka potencial te jashtezakonshem per te rigjalleruar rolin e OSBE-se per sigurine tone te perbashket. Ky ishte vleresimi i presidentit Bamir Topi ne takimin qe po zhvillohet ne Astana te Kazakistanitne kuader te punimeve te Samitit te Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se.

Gjate ketij takimi ku i pranishem ishte dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto Topi zhvilloi nje takim me Presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbajev.
Duke bere nje panorame te pergjithshme te zhvillimeve progresive te vendit ne rrugen integruese ne Bashkimin Evropian Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se vendimi per liberalizimin e vizave te Shqiperise me BE-ne konsiderohet nga pala shqiptare nje hap i rendesishem pozitiv perpara por edhe si nje mundesi apo detyrim me shume per te punuar e per te qene te suksesshem ne realizimin e plote dhe me sukses te reformave te gjithanshme qe ka vendi.

Presidenti Topi nenvizoi rolin moderator dhe konstruktiv te Shqiperise ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Kryetari i Shtetit ritheksoi se Shqiperia beson se Pavaresia e Kosoves e deklaruar ne pajtueshmeri te plote me te drejten nderkombetare ka dhene kontributin me te cmuar ne drejtim te stabilizimit te rajonit tone.

Topi vuri ne dukje se ne mbeshtesim dialogun e drejtperdrejte Kosove-Serbi si shtete te pavarura dhe sovrane per ceshtje teknike me interes te perbashket duke i kerkuar Presidentit Nazarbajev qe te ushtroje influencen per rritjen e numrit te shteteve qe do te njohin pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin e saj sa me te shpejte ne organizma te rendesishme financiare boterore sic eshte BERZH-i.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›