E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne samitin e Kazakistanit

Presidenti i Republikes Bamir Topi ndodhet ne Astana te Kazakistanit per te marre pjese ne samitin e shefave te shteteve dhe te qeverive te OSBE-se.

Ne kuader te kesaj vizite ai ka pasur nje takim me presidentin turk Abdullah Gyl me te cilin sic njofton zyra e shtypit e Presidences ka zhvilluar nje bisede te ngrohte e vellazerore. Me pas Presidenti Bamir Topi eshte pritur nga Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev.

Ne kete takim ka qene i pranishem edhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Ne kete takim eshte folur per samitin i cili eshte vleresuar nga Presidenti Topi si nje veprimtarite me te rendesishme te OSBE-se ne 11 vitet e fundit.

Kreu i shtetit e ka vleresuar samitin si nje shprehje te mirebesimit te rritur ne hapesiren transatlantike qe ka potencial te jashtezakonshem per te rigjalleruar rolin e OSBE-se ne funksion te sigurise se perbashket. Presidenti Topi ka pasur edhe nje takim te ngrohte e te perzemert me disa perfaqesues te bashkesise shqiptare qe punon dhe jeton prej vitesh ne Kazakistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›