HIV ne Shqiperi zyrtarisht 406 te prekur
Mjeket e Institutit te Shendetit Publik kane saktesuar se gjate ketij viti jane identifikuar 41 raste te reja nga te cilet vetem tre kane kryer analizat me inisiativen e tyre.
Kete vit 34 perqind e rasteve te reja kane qene femra te infektuara gje qe eshte me e larte se sa mesatarja. Ne total mbetemi ne shifra te uleta te testit vullnetar tha specialistja e Institutit te Shendetit Publik Marjeta Dervishi.
Kreu i Shendetesise Petrit Vasili tha se shoqeria shqiptare paragjykon persona e prekur me HIV nje dukuri qe duhet te ndryshoje.
65 e rasteve i perkasin grupmoshes 25-45 vjec e cilesuar grupmoshe seksualisht aktive. Ne QSUT ne Kliniken e Semundjeve Infektive marrin terapi 125 persona qe jetojne me HIV dhe 21 femije me HIV trajtohen ne pediatrine e QSUT-se.
Edhe bashkia e Tiranes ka organizuar nje stende ku cdo person ka mundur te marre informacionet e duhura per parandalimin e kesaj semundjeje.