Topi-Volfart Partite politike te pergatiten per zgjedhjet me 8 maj

Partite politike te pergatiten per 8 majin. Kjo eshte deklarata e presidentit te Republikes Bamir Topi pas takimit me kreun e prezences se OSBE-se Eugen Volfart ne Shqiperi. Pavaresisht pretendimeve per shtyrjen e dates se zgjedhjes kreu i shtetit ka vleresuar se 8 maji eshte percaktuar 9 muaj me pare dhe se zgjedhjet vendore do te zhvillohen pikerisht ne kohen e dekretuar prej tij.
Ne takimin me kreun e prezences se OSBE-se Topi e ka cilesuar kete si te rendesishme per procesin integrues ne BE dhe ka kerkuar qe te kete perkushtim ne zhvillimin e zgjedhjeve ne perputhje me standardet. Ambasadori i OSBE-se ka theksuar dosmosdoshmerine e perkushtimit te partive per pergatitjen e infrastruktures se nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Me poshte njoftimi per shtyp i Presidences pas takimit Topi - Volfart
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi pati sot nje takim me Kreun e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Ambasadorin Eugen Volfart me te cilin zhvilloi nje bisede te perqendruar vecanerisht ne pergatitjet per zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara nga Kreu i Shtetit me 8 maj 2011.
Presidenti Topi shprehu mirenjohjen per ndihmesen dhe kontributin e vazhdueshem te OSBE-se ne demokratizimin e institucioneve shqiptare forcimin e shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe ne kuader te mbarevajtjes e proceseve zgjedhore ne vend. Gjate bisedes Presidenti i Republikes theksoi rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve per riperteritjen e perfaqesuesve te organeve drejtuese te pushtetit vendor. Gjithashtu Kreu i Shtetit shqiptar nenvizoi qendrimin e tij te palekundur per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara sipas afateve kushtetuese me 8 maj 2011 duke u bere thirrje partive politike qe ti vleresojne ato me seriozitet maksimal.
Gjate takimit Presidenti Topi nenvizoi faktin se ka qene dhe vazhdon te mbetet ne sintoni te plote edhe me apelet e vazhdueshme te faktorit nderkombetar qe partite politike ne vend te marrin te gjitha masat e duhura dhe te plotesojne detyrimet kushtetuese dhe ligjore per mbajtjen e suksesshme te ketyre zgjedhjeve. Ne kete kuader Presidenti Topi perseriti mesazhin e tij te shprehur edhe me pare duke theksuar se vazhdimi i agjendes integruese evropiane te Shqiperise si dhe permbushja e suksesshme e projekteve madhore qe ka ndermarre vendi yne shtrojne si domosdoshmeri qe keto zgjedhje te mbahen ne afatin e percaktuar ligjor qe infrastruktura zgjedhore te jete plotesisht e ndertuar dhe funksionuese qe te jene te lira te ndershme e te drejta duke mos humbur me kohe te vyer sic ishte tejkalimi i afatit te 8 shkurtit per emerimin e komisionereve te KZAZ-ve sepse askush nuk duhet te kete iluzione per shtyrjen e mundshme te tyre.
Nga ana e tij Ambasadori Volfart shprehu kenaqesine per kete takim me Presidentin Topi duke ndare me te te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem dhe sipas afateve kushtetuese dhe ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart nenvizoi domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku zgjedhjet vendore per te mos humbur me kohe ne menyre qe qytetaret shqiptare te gezojne frytet e standardeve demokratike.
Redaksia Online