E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, Topi takohet me kreun e OSBE-së

Kreu i shtetit Bamir Topi është takuar sot me kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.

Takimi i kërkuar nga vetë presidenti Topi është zhvilluar në ambjentet e presidencës ndërkohë që në qëndër të takimit ka qënë zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Kreu i shtetit është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 8 maj, ashtu siç i ka dekretuar muaj më parë dhe ky vullnet, përkon edhe me opinionin e partnerëve ndërkombëtarë.
 

Ndërkohë tre anëtarët e opozitës nuk po marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së ndërsa PS-ja dhe PBDNJ ende nuk kanë paraqitur emrat për anëtarët e KZAZ-ve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›