Analiza e punes se MPJ Haxhinasto Arritem objektivat

shte zhvilluar sot analiza njevjecare e punes se Ministrise se Jashtme te Shqiperise gjate se ciles kreu i kesaj ministrie Edmond Haxhinasto ka folur ne lidhje me arritjet njevjecare te institucionit qe ai drejton dhe prioritetet per te ardhmen.
Haxhinasto ka theksuar se gjate vitit te shkuar jane intensifikuar marredheniet me BE-ne gje e cila kulmoi me heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret. Ministri i Jashtem e konsideroi procesin e heqjes se vizave si plotesisht te merituar nga Shqiperia nderkohe qe theksoi gjithashtu marredheniet tona me NATO-n te cilat sipas tij cuan ne nje ridimensionim te marredhenieve te Shqiperise me rajonin.
Kemi thelluar raportet me vendet e rajonit tha Haxhinasto duke permendur ketu edhe hapjen e 7 perfaqesive te reja diplomatike te Shqiperise ne vende te tjera. Tregues i kesaj sipas ministrit jane edhe vizitat e nivelit te larte qe ajne zhvilluar ne Shqiperi gjate 2010-s.
Gjithashtu kreu i Ministrise se Jashtme beri te ditur edhe per nje plan veprimi per zgjerimin e hartes diplomatike te vendit tone. Haxhinasto e quajti me rendesi sherbimin e jashtem dhe akademine politike. Nder prioritetet e Ministrise se Jashtme ai cilesoi konsolidimin e pavaresise se Kosoves perpjekjet per te cilin do te vazhdojne te jene perparesi e saj.