E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me të rinjtë e kryeqytetit: Vota për PD, për një të ardhme më të mirë

21-06-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinj të kryeqytetit dhe votues për herë të parë. Zoti Basha i ka ftuar ata të votojnë PD pasi në këtë mënyrë do të garantojnë një të ardhme më të mirë për ta.  Kryebashkiaku Basha ka garantuar se me alternativën e PD dhe kryeministrit Berisha, të rinjtë do të kenë me shumë mundësi për tu arsimuar brenda dhe jashtë vendit, për të punësuar apo vetëpunësuar.
“Ata të rinj dhe të reja që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje ti bashkohen uraganit blu, për një të ardhme më të mirë, për çdo të ri dhe të re në qytetin e Tiranës. Për çdo të ri dhe të re që beson se tani ka ardhur koha për të bërë hapin e fundit drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përgjigja është: (Sali Berisha)”- deklaroi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›