E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Withers, takim në presidencë

Presidenti i Republikës Bamir Topi pret në zyrën e tij ambasadorin amerikan në vendin tonë John Withers, për të diskutuar rreth situatës politike në vendin tonë.

Ky është takimi i dyte mes Topit dhe Withers brenda pak ditësh, ndërkohë që të premten në mengjes kreu i vendit zhvilloi një bisedë private me kryediplomatin amerikan në rezidencën e këtij të fundit në periferi të Tiranës.

Kreu i vendit u shpreh i gatshëm të thërriste tryezën e bisedimeve mes palëve, por theksoi se paraprakisht palët duhet të shprehin vullnet për të dialoguar dhe për të gjetur rrugën e zgjidhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›