E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekoron poetet dhe avokatin

Kreu i shtetit shqiptare, Bamir Topi, dekoroi dje pas vdekjes, me Urdhrin "Nderi i Kombit", shkrimtaret dhe poetet e vrare nga diktatura (1944-1991). Presidenti dekoroi
avokat Muzafer Pipen me motivacionin: "Patriotit dhe intelektualit te shquar, qe gjithcka qe pati, dijen, kulturen dhe jeten e tij te re ia kushtoi ceshtjes se lirise, drejtesise dhe demokracise, duke kundershtuar deri ne flijim vendosjen e diktatures ne Shqiperi", poetet Vilson Blloshmi, Genc Leka dhe Havzi Nela me motivacionin: "Per qendresen dhe papajtueshmerine e paepur me sistemin e diktatures komuniste, per dashurine per fjalen e lire, deri ne flijim". Sipas Presidentit, institucionet shteterore qe mbulojne trashegimine kulturore dhe historike, duhet te kene nje vizion te qarte. Dogmat e se djeshmes duhet te zevendesohen nga objektiviteti shkencor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›