E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, pritje per diten e drejtesise

Presidenti zhvilloi dje nje pritje te posacme me rastin e dites se drejtesise. Ne Presidence, kreu i shtetit priti gjyqtare dhe juriste, ne perkujtim te dites se madhe qe perkon me 10 majin e vitit 1913, ku nenshkruesit e Pavaresise se Shqiperise, eterit themelues te shtetit shqiptar vendosen te ndertojne bazat ligjore te funksionimit te sistemit te drejtesise. "Ne perkujtojme sot kete dite historike, jo vetem si nje moment te historise, por edhe si nje vendim politik e juridik, i cili konsiderohet si nje pike shume e rendesishme referimi per te gjithe historine se si ka funksionuar sistemi i drejtesise ne Shqiperi ne gjithe keto vite", u shpreh Topi. Sipas tij, sistemi i drejtesise ka pasur traumat e veta, por sot eshte ne nje moment shume te rendesishem te shtetit ligjor, ne kontekstin politik dhe institucional, ne nje moment kur Shqiperia jo vetem eshte anetare e NATO-s, por cdo dite dhe me shume ben progresin drejt familjes evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›