E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Xhami e re per komunitetin mysliman ti jepet fund praktikes se faljes ne rruge



Presidenti Bamir Topi ka kerkuar ne diten e Bajramit te Madh kontributin e te gjitha institucioneve per ngritjen e nje xhami te re per komitetin mysliman. Gjate vizites ne seline e Komunitetit Mysliman shqiptar Presidenti Topi mbeshteti kerkesat disavjecare te ketij komuniteti per nje xhami te madhe afer qendres se kryeqytetit. Topi ka kerkuar qe ti jepet fund praktikes se faljes se besimtareve ne trotuare apo rruge. Sipas kreut te shtetit te gjitha institucionet pa perjashtim duhet te bejne te mundur qe feja te predikohet neper institucione dhe qe te realizohet kjo eshte e domosdoshme qe ne Tirane te ngrihet nje xhami e madhe ku besimtaret te mund te falen. Une nuk do te deshiroja qe vitet qe vijne te na bejne te shikojme besimtare te cilet falen trotuareve apo rrugeve sepse kur shkojme ne Europe shkojme me shume elemente - u shpreh presidenti Topi gjate vizites se bere dje ne seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare. Topi ka kerkuar bashkepunim per ngritjen e nje xhamie ku te predikohet feja dhe te kryhen ritualet. Une u bej thirrje te gjitheve pa perjashtim te kontribuojme se bashku qe edhe Komuniteti Mysliman ketu ne Tirane ne nje qytet qe rritet e rritet qe merr permasa te medha te kete edhe ai xhamine e tij institucionin e tij qe te ushtroje te predikoje te falet - u shpreh Topi.

Vizitat
Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi vizituan dje seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshaten Boterore Bektashiane per te shprehur urimet me te perzemerta per besimtaret me rastin e Fiter Bajramit. Ne seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare presidentit dhe Zonjes se Pare u uroi mireseardhjen kryetari i ketij Komuniteti Selim Muca ndersa ne Kryegjyshaten Boterore Bektashiane ata u mikpriten nga Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve Baba Reshat Bardhi. Pas ketyre takimeve dhe bisedave te perzemerta Topi shprehu urimet me te ngrohta per besimtaret myslimane shqiptare kudo ata ndodhen. Dita e sotme eshte nje dite qe i gezon te gjithe ne radhe te pare gezon ata qe kane nje raport te vecante besimi me Zotin besimtaret te cilet deshiroj ti pershendes per sakrificen e bere gjate muajit te agjerimit - u shpreh Topi. Urimi i kreut te shtetit u drejtua edhe per te gjithe njerezit qe praktikojne fene myslimane por edhe te gjithe qytetaret e thjeshte qe kane respekt per kete dite.

Pronat
Deklarata e presidentit Topi vjen pas kerkesave te shumta te Komunitetit Mysliman ne Tirane per ndertimin e nje xhamie te madhe ne afersi te qendres se Tiranes. Por problemet me pronesine e tokes nuk e kane lejuar deri me sot kete komunitet te realizoj ndertimin e xhamise se re. Komuniteti Mysliman ka permendur plot 9 terrene per te cilat ata mendojne se u perkasin dhe se shteti duhet tua ktheje patjeter. Ne nje nga keto terrene ata kane menduar te ngrene nje xhami madheshtore. Perfaqesues te tij kane reaguan disa kohe me pare ndaj nje vendimi te marre nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane i cili i kalonte pronesine e nje trualli dhe ambienti ne qender te kryeqytetit nje kompanie private. Ne lidhje me kthimin e pronave Komuniteti Mysliman i eshte drejtuar edhe Presidentit te Republikes Keshillit te Larte te Drejtesise kryeministrit ministrit te Drejtesise Zyres se Permbarimit dhe te gjithe organizmave nderkombetare qe operojne ne vend dhe mbare opinionit publik.

10 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›