E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja shtatzene Rooney prostituta dhe... buqeta me lule

Sulmuesi i Manchester United personazhi i ri i tabloideve angleze

Nje tjeter skandal seksual ka perfshire kombetaren angleze te futbollit ndersa sulmuesi Wayne Rooney eshte bere pjese e nje tradhtie ndaj bashkeshortes se tij Coleen McLoughlin. Futbollisti i Manchester United ka pohuar me gojen e tij se ka pasur nje afere me nje prostitute 21-vjecare Jennifer Thompson ndersa bashkeshortja e tij ishte shtatzene. Rooney eshte futbollisti i trete i Luaneve qe shnderrohet ne kryefjalen e skandaleve ne futbollin anglez pas atij te John Terryt dhe Peter Crouch. Wayne me ka shkruar nje mori mesazhesh me permbajtje seksuale dhe me ka paguar shuma te medha parash - pranoi shoqeruesja eskorte e cila pretendon se ka perfituar deri ne 230 euro per ore nga 24-vjecari. Pjese e marredhenies ka qene edhe nje mikeshe bukuroshe e Jennit. Ajo cka eshte me e rende eshte fakti qe kjo afere eshte zhvilluar ndersa gruaja e futbollistit priste femijen e tyre te pare. Wayne me siguri i ka shijuar te gjitha takimet tona dhe nuk dukej se i interesonte shume ajo qe po i bente gruas se tij - tha Jennifer Thompson ne nje prononcim ekskluziv per te perditshmen britanike News of the World. - Une mendoj se ai beson se eshte i pamposhtur dhe i paprekshem. Si nje grua nuk do te me pelqente kurrsesi qe kjo te me ndodhte mua aq me teper nese do te isha shtatzene. Ne nje interviste qe pritet te shkaterroje karrieren dhe imazhin e ndertuar me aq mund nga superlojtari i djajve te Manchesterit Jenni tregoi se superylli i futbollit britanik ka marre nje sere risqesh duke shkuar me te.

Takimi

Jenn tha se takimin e pare me futbollistin e kishte pasur ne qershor te vitit te shkuar ne kazinone Manchester 235 ku 24-vjecari ishte duke pire me disa te aferm dhe mbrojtesin tjeter te Manchesterit Rio Ferdinand. Une ndodhesha ne barin e zones VIP me nje tjeter vajze eskorte dhe ata na thirren per te biseduar - shtoi me tej 21-vjecarja. Shkuam per te tymosur ne tualet me Wayne bashke dhe me vellain e tij. Atje shkembyem numrat e telefonit. Ne kete pike Rooney nuk e dinte se cfare pune beja. Por futbollisti i beri shume shpejt te qarte se cfare kerkonte nga vajza. Me tha qe te takoheshim ne nje vend te qete te kazinose dhe atje shkembyem nje puthje per tri apo kater minuta - tha zonjusha Jennifer Thompson. - Ishte ora rreth 3 e mengjesit kur mikesha ime dhe une u larguam ndersa Wayne nisi te me dergonte mesazhe gjate rruges per ne shtepi. Me kerkoi nese deshiroja te takoheshim serish. I thashe lsquopo por jo pa pagese. Pergjigja ishte lsquoShume mire ky nuk eshte nje problem. Me pas ai pyeti nese shoqja ime mund te vinte me ne dhe ajo pranoi. Nje jave me vone Rooney u takua me vajzat ne nje hotel me 5 yje ne Manchester Lowry Hotel. Wayne tha se ai nuk e kishte bere asnjehere treshe - vijon te tregoje me tej bukuroshja brune. - Ai ishte i ndrojtur dhe i veshtire ndersa une dhe mikesha ime beme gjithe punen. Ai nuk deshironte qe ne te kishim nje marredhenie lesbike... dhe mbaroi pune shume shpejt.

Perseritet historia

Por kjo nuk eshte afera e vetme jashtemartesore e futbollistit. Rooney eshte perfshire per here te pare ne nje skandal seksual publik ne vitin 2004 kur ai pranoi me gojen e tij se kishte vizituar nje qender masazhimi ne Liverpul ku kishte paguar 55 euro per cdo marredhenie seksuale perfshire dhe me nje gjyshe 48-vjecare e njohur si Odel Slaper. Kjo ishte hera e pare qe 24-vjecari i theu zemren dashurise se tij te pare me te cilen me pas do te vinte martesa Coleen. Qe prej atehere Rooney i cili ishte pjese e formacionit baze te Anglise ne fitoren e thelle 4-0 kunder Bullgarise ne Wembley prezantohej ne faqet e tabloideve britanike si nje bashkeshort dhe baba shembullor duke perfituar nje dore te mire parash nga sponsoret. Por marredhenia e Rooneyt me prostituten nuk do te ndalej vetem me nje takim. Ajo ka zgjatur per disa muaj me radhe. Ne u takuam disa here gjate gjithe kesaj kohe - u shpreh 24-vjecarja per tabloidin britanik. - Pese minuta pas marredhenies ai deshironte gjithnje te tymoste dhe urdheroi kamerierin te shkonte dhe te blinte nje pakete poshte ne recepsion. Rooney i pagoi atij 250 euro vetem per nje pakete lsquoMarlboro. Ndersa flisnim ai nuk e permendte kurre Coleenen dhe une nuk e pyesja. Parate i mbante ne xhepin e pasme te xhinseve. I numeronte dhe me pas me jepte deri ne 1450 euro ne kartemonedha 20-she dhe 50-she. Me thoshte gjithnje se i kishte pelqyer shume dhe deshironte te takoheshim serish. Nuk e kisha imagjinuar kurre se nje dite Wayne Rooney mund te ishte nje nga klientet e mi. Une njoh shume persona qe e therrasin lsquoShrek por nuk eshte kaq i shemtuar kur ulesh perpara tij.

Shoket e ekipit e dinin

Takimet mes tyre vazhduan per shume kohe ndersa Jennifer Thompson kujton skenen qe ndodhi gjate nje feste te organizuar ne lokalin italian te Rio Ferdinandit Rosso Italian Restaurant. Isha me disa vajza te tjera dhe i gjithe ekipi i Manchesterit ndodhej atje. Ata ishin te gjithe te pire. Ne nuk kishim lene te takoheshim ndersa Wayne me vuri re mes turmes. Rreth gjysme ore me vone ai me kapi prej dore ne sy te te gjitheve dhe zbritem poshte. Michael Owen na pa me perbuzje dhe i tha Wayneit Cfare dreqin po ben U ndjeva shume ne siklet gjithsesi Rooney nuk u shqetesua aspak. Zbritem poshte ne kuzhine. Ai u ul ne karrige dhe kerkoi nje sherbim qe nuk zgjati me shume se pese minuta. Ishte komplet i dehur. Me pas u largova. Pak dite me pas me telefonoi dhe me tha qe kishte lene dicka te lavanderia e rrobave. Shkova atje dhe ishte nje zarf ku shkruhej Jenni dhe brenda kishte 600 sterlina. Ai paguante gjithnje mire - tha prostituta. Ajo pranon qe nuk ka pasur me asnje kontakt me futbollistin e Manchester United qe pasi ai u be baba dhe eshte treguar shume i kujdesshem per te ruajtur te fshehte ate qe ka ndodhur.

Mosmarreveshja me Ronaldon

Jennifer Thompson rrefen edhe qe Rooney nuk ka pasur nje marredhenie te mire me shoket e skuadres dhe se nuk pelqente te shoqerohej shume me ta. Nuk mendoj se ai eshte nje person i dashur nga shoket e ekipit. Per me teper nuk i donte shume ata. Kohen jashte stervitjes e kalonte me vellain ose me disa te afert. Shume rralle mund ta shikoje me nje lojtar tjeter te Manchesterit. Kur isha me te ne nje klub aty kaloi Cristiano Ronaldo dhe Rooney i tha pas kraheve bastardi i dreqit. U duk qarte qe nuk kishte ndonje respekt per te - tha prostituta. Pas ketij skandali jeta e futbollistit pritet te ndryshoje rrenjesisht. Pervec faktit qe rrezikon divorcin nga bashkeshortja e cila mund te ndikoje ne gjendjen e tij psikologjike dhe ekonomike ai rrezikon te shkaterroje edhe karrieren. Popullariteti i tij pritet te bjere ndjeshem firmat sponsorizuese pritet qe te prishin kontratat qe kane me te dhe lojtarit do ti duhet me te vertete shume force per te perballuar kete situate. Kriza qe po kalon ne futboll kohet e fundit pritet te rritet ndjeshem per Wayne Rooneyn. Nga nje sezon i jashtezakonshem vitin e kaluar ky mund te jete viti me i tmerrshem i karrieres per sulmuesin anglez te Manchester United.

Wayne ne depresion Jeta ime u shkaterrua

Nuk eshte hera e pare qe Wayne Rooney tradhton Coleenen. Ai e ka bere nje gje te tille edhe ne vitin 2004. Ne ate kohe ata ishin 18 vjec kur sulmuesi pranoi se kishte shkuar disa here ne nje shtepi publike ku mes femrave me te cilat kishte pasur marredhenie kishte qene edhe nje 48-vjecare e quajtur Odel Slaper e cila ishte nena e shtate femijeve. Pasi e pranoi nje gje te tille lidhja mes Wayneit dhe te fejuares se tij pesoi nje krize. Ne ate kohe Coleen rrefente momentet e veshtira qe kishte kaluar. Kam qendruar per dite dhe net te tera ne dritare duke qare. E kam menduar gjate ate qe kishte bere Wayne dhe gjeta force per ta falur. Ishim shume te rinj dhe ai me bindi se ishte penduar shume per ate qe kishte bere. Nuk jam penduar qe e fala pasi kam shume besim tek ai. Besimi eshte nje nga elementet me thelbesore ne nje lidhje dhe une jam shume e lumtur tashme - ka thene Coleen. Edhe futbollisti ne autobiografine e tij te botuar pak vite me vone pranon qe kishte gabuar rende. Ka qene nje nga gabimet me te medha te jetes sime dhe jam i lumtur qe nuk e pesova rende per ate qe bera. Nuk do tia bej kurre me Coleenes nje gje te tille - shkruante ai. Rooney dhe Coleen jane martuar ne qershor te vitit 2008 ne nje ceremoni luksoze zhvilluar ne nje manastir afer Genoas ne rivieren italiane. Ne maj te ketij viti menjehere pas deshtimit te Anglise ne Boterorin Afrika e Jugut 2010 Rooney u shpreh se te qenit prind ndryshoi teresisht jeten e tij. Te behesh baba do te thote te jesh nje model per djalin tend qe te kete nje shembull ne jete. Tani une kam dike per te cilin me duhet te kujdesem dhe dua te qendroj me Kain djalin sa me gjate qe te jete e mundur. Nuk e frekuentoj me jeten e nates sa me pare ndersa bie per te fjetur qe ne oren 1030 te mbremjes - ka thene ai disa kohe me pare. Gjithsesi duket se nuk i ka qendruar edhe aq besnik si marteses ashtu edhe vete fjaleve te tij. Kete here sulmuesi po e perjeton mjaft keq dhe Sunday Mirror ka publikuar biseden qe ai ka pasur me nje mikun e tij te afert menjehere pasi mori vesh zbulimin e tradhtive te tij Jeta ime u shkaterrua. U tregova kaq idiot Coleen nuk do te ma fale kete here - ka thene Wayne.

Divorci mund ti kushtoje dhjetera milione euro

Tradhtia mund ti kushtoje futbollistit te Manchesterit jo pak por dhjetera miliona euro. Paga javore e futbollistit eshte nder me te lartat te United 100 mije euro ne jave por 24-vjecari perfiton gjithashtu dhe 7.1 milione euro te tjera nga marreveshjet e ndryshme te sponsorizimit. Rooney ka nje kontrate 5-vjecare me prodhuesin amerikan te veshjeve Nike dhe gjigandin e pijeve Coca-Cola. Sulmuesi perfiton gjithashtu 360 mije euro nga kontrata me kompanine e lojerave elektronike EA-sports e cila perdor imazhin e tij per publicitet. Cifti ka ne pronesi tri pasuri te paluajtshme qe arrijne ne total vleren e 12 milione eurove te cilat ne rast divorci do te ndaheshin.

Te gjithe i kerkojne falje Jenniferit

Ceshtja Rooney sa vjen dhe mediatizohet edhe me shume. Pervec pjesetareve te familjes se Coleen McLoughlin Rooney ne skene ka hyre edhe familja e prostitutes Jennifer Thompson. Me sakte behet fjale per babain Hamish Thompson inxhinier karburantesh dhe nenen Danuta e eskortes Ne duam qe ti kerkojme falje Coleen Rooneyt dhe familjes se saj. Edhe pse mund te duket paksa e cuditshme une dhe gruaja ime denojme ate cka ka ndodhur mes vajzes sone dhe Wayne. Ne deri me tani nuk kemi ditur asgje vajza jone na ka mbajtur ne hije te cdo detaj. Pas kesaj deklarate situaten ne dore e ka marre vete Rooney. Sipas tabloidit britanik Daily Star Wayne Rooney 5 milione sterlinat qe ia ka derguar gruas se tij i ka futur ne nje buqete me trendafila te kuq. Por ky gjest nuk i ka vlejtur shume sulmuesit te Anglise pasi me vone ka akuzuar ate duke thene se ajo ishte fajtorja qe ai kishte shkuar me prostituta. Sipas nje burimi te Daily Star Rooney ashtu si cdo burre tjeter u la pas dore nga gruaja e tij Cloeen ne momentin kur kjo e fundit mbeti shtatzene. Per kete fakt sulmuesi i Anglise pagoi edhe prostituta per te kryer marredhenie seksuale. Per sa i perket buqetes me lule burime per Daily Star bejne me dije se Cloeen nuk ka ndermend te heqe dore nga divorci edhe sikur Rooney te mbushe te gjithe shtepine me trendafila te kuq.

Kater luane skandale seksuale brenda nje viti

Kater futbolliste te kombetares angleze te futbollit jane perfshire ne skandale seksuale brenda nje afati kohor prej 1 viti. Ndersa i fundit ka qene sulmuesi Wayne Rooney me pare kane qene edhe John Terry Ashley Cole e Peter Crouch. Mbrojtesi i Chelseat u perfshi ne nje telenovele me te vertete bombastike pasi ai jo vetem qe kishte pasur nje lidhje jashtemartesore por e kishte bere kete gje me bashkeshorten e shokut te ekipit Wayne Bridge. Ai i shpetoi divorcit por iu hoq shiriti i kapitenit ne skuader. Pak kohe me pas ishte Ashley Cole qe u be personazhi i radhes. Mbrojtesi i majte pati nje fund me te hidhur pasi Cheryl nuk ia foli dot tradhtite e shumta te lojtarit dhe disa dite me pare ata u divorcuan zyrtarisht. Menjehere sapo u zbeh disi ky skandal dolen ne drite tradhtite e sulmuesit shtatlarte Peter Crouch. Femrat e tjera me te cilat mendohet qe ka shkuar ai gjate lidhjes me Abbey Clancy kane qene me shume se kater. Duket se edhe per Peter Crouch lidhja ka marre fund. Nderkohe i fundit eshte Wayne Rooney. Nje tjeter tradhti. Kater lojtare te kombetares se drejtuar nga Fabio Capello qe nuk kane arritur tu qendrojne besnike bashkeshorteve te tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›