Topi: Zbatimi i marrëveshjes së "Ohrit" sjell stabilitet
Gjatë qëndrimit në Maqedoni presidenti Bamir Topi ka mbajtur një fjalim me Parlamentin maqedonas, duke theksuar ndër të tjerash se marrëveshja e Ohrit, është me rëndësi për integrimin e vendit në BE.
Sipas Topi, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është element kyç për stabilitetin e vendit. "Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet shembull i kompromisit jo vetëm politik, por edhe i paqes ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Zbatimi i plotë i saj është element kyç për stabilitetin e Maqedonisë dhe të ardhmen e saj evropiane", theksoi Topi.
Sipas tij, "Kjo kornizë e rëndësishme ligjore i ka paraparë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të barabartë përpara ligjit dhe Kushtetutës duke u garantuar shqiptarëve të drejtat e tyre, të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare dhe të përdorimit të saj, të përdorimit dhe respektimit të simboleve kombëtare, historike e kulturore, të përfaqësimit të drejtë të tyre në institucionet e Maqedonisë dhe një zhvillim harmonik ekonomik në zonat dhe rajonet ku ata jetojnë dhe punojnë në të mirë të familjeve dhe të vendit të tyre. Realizimi në kohë e me sukses i saj kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në Maqedoni dhe institucioneve të saj".