E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhjet e 28 qershorit, demokratike

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, vleresoi dje se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ishin demokratike. Ne te parin reagim pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, kreu i shtetit i cilesoi ato demokratike, pavaresisht rezultateve te dala prej tyre. Reagimi i Presidentit, erdhi menjehere pas miratimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te tabelave te rezultateve, per te 12 qarqet e vendit dhe ndarja e mandateve perfundimtare per disa prej tyre. Nga ana tjeter, kreu i shtetit e quajti Kodin Zgjedhor, si nje eksperiment te partive politike qe dha pikerisht rezultatin, per te cilen pati edhe tensione mes forcave politike. Madje per kete ceshtje, Presidenti Topi, theksoi se do te kete shume shpejt nje qendrim institucional. Pra nje vleresim per Kodin Zgjedhor dhe aplikimi i tij, per te paren here ne vend. Ky eshte reagimi i pare qe Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ben pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Hera e fundit ne te cilen kreu i shtetit eshte shprehur per to, ishte pikerisht diten e zgjedhjeve, me 28 qershor. Ne diten e zgjedhjeve, Presidenti iu beri thirrje te gjithe shtetasve shqiptare, qe te marrin pjese ne votime dhe te ruajne qetesine. Keto thirrje, kreu i shtetit i beri shpesh edhe para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Edhe ne reagimin e pare pas tyre, Presidenti vleresoi zhvillimin demokratik te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›