E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja, ul kompetencat e kancelareve

Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese ngushtoi dje, kompetencat qe kancelari mori me miratimin e ligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor". Pasi degjoi pretendimet Shoqates Kombetare te Gjyqtareve, pra pales ankuese, ndaj ligjit te miratuar rreth nje vit me pare, Kushtetuesja miratoi vetem nje prej kerkesave te tyre. Me konkretisht, shpalli si te papajtueshem me Kushtetuten, nenin 38/a, qe i lejonte kancelarit te gjykates, qe te emeroje dhe shkarkoje personelin e sekretarise gjyqesore, si dhe personelin administrativo-teknik te sherbimeve te gjykates. "Gjykata Kushtetuese vendosi si te papajtueshem me Kushtetuten, shprehjen ne nenin 38, shkronja a", theksohet ne vendimin e prere te dhene dje nga ky institucion. Por nga ana tjeter, kjo gjykate rrezoi dy pretendime te tjera te bera nga Shoqata e Gjyqtareve kunder ligjit, te cilet kerkonin shpalljen si antikushtetues, faktin qe kancelari te jete ai qe do te mbikeqyre procesin e organizimit dhe te dokumentimit te ndarjes se ceshtjeve gjyqesore te gjyqtari i caktuar. Pas degjimit te pretendimit te paleve, gjyqtaret e Kushtetueses, e vleresuan si te pabazuar kete pretendim te shoqates. Po keshtu, ata rrezuan edhe pretendimin e shoqates se gjyqtareve, te cilet kerkonin qe kancelari te mos jete ne doren e ministrit te Drejtesise per ta emeruar apo shkarkuar ate. "Rrezojme kerkesen lidhur me pretendimin, per jo kushtetutshmerine e shprehjes ne nenin 38, shkronja "b" te ligjit, ku kancelari mbikeqyr procesin e organizimit dhe te dokumentimit te ndarjes se ceshtjeve gjyqesore nepermjet shortit, si dhe nenshkruan percjelljen e praktikes se ceshtjes gjyqesore te gjyqtari i caktuar. Si dhe rrezojme kerkesen e lidhur me pretendimin per jo kushtetutshmerine e shprehjes ne nenin 37, pika 2, te ligjit, ku Kancelari emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtesise", vendosi Kushtetuesja. Vendimi i marre dje eshte perfundimtar, i formes se prere dhe hyn ne fuqi menjehere pas shpalljes se tij.

Rrezohen 2 kerkesa, te Shoqates se Gjyqtareve

Vendimi i Kushtetueses

Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten, te shprehjes ne nenin 38, shkronja "a" te ligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor", ku kancelari emeron dhe shkarkon, personelin e sekretarise gjyqesore dhe personelin administrativo-teknik te sherbimeve te gjykates.

Rrezimin e kerkeses lidhur me pretendimin per jo kushtetutshmerine e shprehjes ne nenin 38, shkronja "b" te ligjit, ku kancelari mbikeqyr procesin e organizimit dhe te dokumentimit te ndarjes se ceshtjeve gjyqesore nepermjet shortit, si dhe nenshkruan percjelljen e praktikes se ceshtjes gjyqesore te gjyqtari i caktuar.

Refuzimin e kerkeses lidhur me pretendimin per jo kushtetutshmerine e shprehjes ne nenin 37, pika 2, te ligjit: "Kancelari emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtesise".

Pretendimet

Gjykata Kombetare e Gjyqtareve u ankua ne Gjykate Kushtetuese, kunder ligjit per pushtetin gjyqesor, pasi kompetencat qe ky ligj i jep kancelareve te gjykatave, cenojne parimet Kushtetuese. Sipas kesaj shoqate, kancelari nuk duhet te kete kompetenca ne shkarkimin apo emerimin e personelit te sekretarise gjyqesore. Ata po ashtu ankohen mbi faktin qe ligji i jep te drejten ministrit te Drejtesise, qe te emeroje apo shkarkoje direkt kancelarin.

Drejtesia reagon per ligjin

I menjehershem ishte dje reagimi i Ministrise se Drejtesise, ne lidhjen me vendimin e marre nga Gjykata Kushtetuese per ligjin e "Organizimit te Pushtetit Gjyqesor". Si institucion pergjegjes per hartimin e ligjit, kjo Ministri reagoi duke thene se kerkesat e bera kunder ligjit nga Shoqata Kombetare te Gjyqtareve, u rrezuan nga Kushtetuesja. Jo vetem per menyren e emerimit apo te shkarkimit te kancelarit, por edhe per kompetencat e tij. Duke cituar direkt vendimin e kushtetueses, Ministria e Drejtesise e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, shprehet se eshte ministri ai, qe ne baze te ligjit ka te drejten per emerimin dhe shkarkimin e kancelareve te gjyqesorit. Ne njoftimin e Ministrise, permendet dhe shfuqizimi i nje prej hallkave te nenit 38 te ligjit, qe i jepte kompetence te plote kancelarit, qe te emeronte dhe te shkarkonte njekohesisht personelin e sekretarise gjyqesore, por edhe personelin administrativo-teknik te sherbimeve te gjykates. Ligji per "Organizimin e pushtetit gjyqesor", u miratua pas shume debatesh ne Kuvend, ne shkurt te vitit 2008. Menjehere ai u ankimua ne Gjykate Kushtetuese, si antikushtetues ne disa nene te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›