Lajcak Qeveria pergjegjese per te bere zgjedhje te lira
Vizita e trete ne Tirane brenda shtate javeve te fundit e te derguarit te Catherine Ashton per krizen politike ka nxjerre si konkluzion detyrat e reja qe spektri politik shqiptar por edhe qeveria do te kene ne angazhim ne javet ne vazhdim. Drejtori ne Sherbimin Europian te Veprimit me Jashte per Rusine Fqinjesine me Lindjen dhe Ballkanin Perendimor Miroslav Lajcak pas takimit ne Tirane me Presidentin Bamir Topi dhe dy kreret e partive me te medha politike ne nje komunikate per shtyp beri me dije tri parakushtet e Bashkimit Europian per spektrin politik dhe 4 kushtet per qeverine shqiptare. Duke i konsideruar zgjedhjet e 8 majit si te rendesishme per imazhin dhe perspektiven europiane te Shqiperise Lajcak theksoi se do donim te shikonim zbatimin e praktikave me te mira per garantimin e zgjedhjeve te 8 majit. Per sa i takon 7 javeve mbikeqyrje nga BE-ja Lajcak tha dje se gjate ketyre javeve nuk kam pare te shprehur perpjekjen e Shqiperise. Gjeja e mire eshte se nuk kemi njerez qe vriten ne rruge por kjo nuk sherben si pretekst ne BE. Lideret politike duhet te marrin pergjegjesite per te siguruar procesin - tha ai. Une ketu jam perfaqesues i BE-se por do doja tju kujtoja se te gjitha aktivitetet tona jane te nderthura shume mire dhe ne interesat e SHBA-se dhe si rezultat jam percues i ideve te tyre ne kete takim me te gjithe politikanet shqiptare - deklaroi Lajcak.
ZgjedhjetJemi ketu per te monitoruar procesin nepermjet komisionit zgjedhor te ODIHR-it dhe per tju ofruar cdo lloj ndihme qe do te konsiderohet e nevojshme - tha Miroslav Lajcak. I pyetur lidhur me garancine qe ofrohet per zgjedhjet e 8 majit Lajcak u pergjigj duke ia faturuar peshen dhe barren e zgjedhjet qeverise dhe aktoreve politike. Qeveria eshte pergjegjese qe te organizoje procese zgjedhore te ndershme. shte shteti juaj eshte qeveria juaj pergjegjese per to. Per ne eshte e rendesishme qe procesi te jete demokratik - tha Lajcak. Referuar ceshtjes se kodit elektoral ai theksoi se do te vleresonim zbatimin e plote te Kodit Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it per te permiresuar sa me shpejt te jete e mundur praktiken e zgjedhjeve dhe per te marre masa per nje fushate te ndershme parazgjedhore. Presim bashkepunim te ngushte me te gjithe vezhguesit per te shqyrtuar situaten parazgjedhore dhe rezultatet e zgjedhjeve. Lidhur me ceshtjen e ndryshimit te Kodit Zgjedhor Lajcak hodhi idene e fillimit te kesaj rruge por jo ne kete moment pasi nuk ka kohe per te ndryshuar kodin duke kerkuar zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it.
Parakushtet e BE-seI shoqeruar nga ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi i derguari i kryediplomates se BE-se Miroslav Lajcak beri publike pas takimit me hierarkine e larte shteterore dhe partiake ne Shqiperi nje pakete te re parakushtesh per daljen e vendit nga kriza. Kushti i pare eshte rifillimi i menjehershem i dialogut ndermjet politikaneve dhe institucioneve. Respektimi i institucioneve te shtetit dhe atyre te pavarura eshte kushti i dyte i BE-se per Shqiperine. Ndersa kushti i fundit eshte ndertimi i besimit ndermjet parlamentit politikaneve dhe qytetareve. Vetem keto perpjekje mund te cojne Shqiperine serish ne rrugen e mbare te BE-se - tha Lajcak.
Kushtet per institucionetShteti i se drejtes bashkepunimi institucional demokracia dhe integrimi ishin kater ceshtjet mbi te cilat u bazua paketa e kerkeses se nderkombetareve ne adrese te qeverise. BE-ja kerkon qe ne fushen e shtetit te se drejtes te kete hetim per 21 janarin per te vene perpara drejtesise pergjegjesit per te gjitha shkeljet. Duhet te vleresojme qe komisioni hetimor parlamentar per hetimin e 21 janarit te conte konkluzionet e tij perpara Prokurorise se Pergjithshme. Do te donim shume te shikonim praktikat me te mira per pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit - tha Lajcak. Pika e katert e kerkeses se te derguarit te Catherine Ashton ne Tirane eshte ceshtja e integrimit. Presim seriozitet per axhenden e rekomandimeve te BE-se dhe ketu i referohem 12 rekomandimeve mes te cilave jane permiresimi i rregullores se Kuvendit sigurimi i nje procesi te ndershem te zgjedhjes se Avokatit te Popullit dhe bashkepunimi mes opozites dhe mazhorances per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit - tha Lajcak duke shtuar ne paketen e kerkesave ndaj qeverise edhe respektimin ndaj minoriteteve.