E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi apel qytetarëve: Mos mendoni vetëm ditën e tragjedive të mëdha

Presidenti Bamir Topi nga spitali Ushtarak ku ka vizituar të plagosurit e aksidentit fatal të së shtunës ku humbën jetën 14 persona i ka bërë apel qytetarëve të kënë kujdes gjatë udhëtimit me makinë.

"Mos mendoni vetëm ditën e tragjedive të mëdha, çdo qytar duhet të mendojë për jetën pasi ajo është shumë e shtrenjtë" theksoi Topi duke shtuar se tani në në kulmin e sezonit të turistëve, kujdesi për jetën duhet të jetë parësor.

Më tej presidenti Topi ka theksuar se duhet të rritet ndjeshëm standarti i edukatës që qytetarëve pasi ata duhet të bashkëpunojmë me forcat e rendit duke i konsideruar ata si zbatues të ligjit dhe jo si personi i cili vendos gjobat.

Ndërkohë duke iu referuar gjendjes shëndetsore të të plagosurve të aksidentit të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak theksoi se gjendja e personave të cilët ndodhen jashtë reanimacionit është stabilizuar por falenderoi bluzat e bardha për gadishmërinë që kanë treguar me të plagosurit.

Të plagosurit të cilët janë në reanimacion i kanë të gjitha shërbimet për ta kaluar situatën, asgjë nuk i ka munguar. Përgëzoj punën e ekipit mjekësor dhe shpresojmë që kjo situatë të kalohet" theksoi më tej presidenti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›