E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi beteje me PD per elektorat

Nga Agim Baci
Presidenti Topi ka vendosur perfundimisht te mos fshehe betejen me maxhorancen dhe te zbrese debatin edhe me institucione. Pas pohimeve publike nga njerez prane tij se po ndertohet nje parti qe do te synoje elektoratin e djathte Topi vendosi ta sfidoje ndarjen mes tij dhe PD-se permes dy levizjeve te tij- kandidimit te Sali Shehut ne krye te KLSH-se dhe dekorimin e Pjeter Arbnorit Nderi i Kombit. Te dy levizjet afermendsh duken qartazi me synimin qe njera te rrezohet ne Kuvend dhe tjetra te bojkotohej nga PD duke tentuar keshtu krijimin e nje hendeku jo me mes tij dhe PD-se por mes nje grupi te njohur si mbeshtetes te PD-se dhe perfaqesuesve te sotem te maxhorances.
Kjo loje politike edhe pse kaq e qarte nuk duhet marre assesi lehte nga PD duke pasur parasysh ketu edhe rezultatet e dy zgjedhjeve te fundit ku maxhoranca dhe opozita jane ndare ne fije te perit. Ose thene me sakte qe PD ka arritur te mbaje maxhorancen per shkak te politikes naive te Rames me aleatet dhe aftesise se kreut te maxhorances per te mbledhur pas koalicionit qeverises cdo vote te shperdoruar nga rivalet e tij politike.
Mirepo futja ne nje skene politike nga kreu i shtetit i cili duhet pranuar se i ka dhene fund te qenet mbi palet duket se rendon direkt mbi te ardhmen e maxhorances. Per kete mjafton te shohesh heshtjen per te mos thene duartrokitjen e z. Rama i cili nuk beri asnje deklarate lidhur me kreun e KLSH-se qe me se paku ne te gjitha keto vite eshte perfolur si nje e drejte qe i takon opozites. Por duket se tashme Rama i fokusuar vetem ne editoriale dhe shkrime kujtimesh i ka varur shpresat te nje zenke mes perfaqesuesve te PD-se duke mbeshtetur kete here ne menyre te hapur perpjekjet e Topit per te krijuar nje parti qe do te synoje te zemeruarit mes demokrateve te pakenaqurit e sidomos ata qe mund te jene ndier te perjashtuar gjate 6 viteve ne pushtet te maxhorances.
Nderkaq duhet pranuar se cdo perplasje rendon mbi maxhorancen e cila eshte votuar per te gjetur zgjidhje dhe pavaresisht gjetjes se bllokuesve te situatave politike apo legjislative rendesat jane mbi shumicen. Kjo mbetet edhe arsyeja se perse Berisha nuk i fshehu kritikat dhe etiketimet ndaj Topit duke firmosur keshtu edhe ndarjen finale te politikave mes tij dhe ish-zevendesit ne PD. Ne fakt Berisha permes sulmit ndaj Topit beri te qarte se do te ndeshkonte cdo mbeshtetes te tij ne rrethe. Por gjithsesi kreu i shtetit edhe pse ne nje cudi politike per shkak se i kishte te gjitha gjasat te ishte nje maje politike si ish- nenkryetar i nje partie te madhe e skish pse te rifillonte me parti qe sdo arrijne te hyjne as ne Kuvend ka vendosur te rikthehet ne politike jo per te ndertuar nje parti fituese por per te rrezuar ish-partine e tij nga pushteti.
Po cilet jane aleatet e Topit
Publikisht pervec Edi Rames qe e mbeshtet hapur kete perpjekje te kreut te shtetit per ndarjen e elektoratit te djathte Topi do te shfrytezoje edhe per nje vit privilegjet qe i jep posti i kreut te shtetit permes emerimeve ne Drejtesi dhe dekorimeve te ndryshme sic ka bere ne javet e fundit. Ndersa ne politiken e padukshme ai prej kohesh ka rrethuar ne qark te pakenaqurit e PD-se per ti joshur duke mos fshehur me as takimet publike me ta. Dhe per kete ka nisur dhe nje tur takimesh duke zyrtarizuar divorcin politik me PD-ne. E jo me kot e nisi nga Shkodra duke fokusuar keshtu edhe personat te te cilet tenton te mbeshtese pakenaqesine ndaj PD-se.
Kjo loje me demokratet ne rrethe ia kalon pergjegjesine e perfaqesuesve te PD-se te cilet tashme nuk duhet e nuk mund te injorojne asnje kontestim brenda forumeve- kontestime qe mund te kene ardhur prej sjelljeve arrogante te disa perfaqesuesve ne drejtori apo qarqe te ndryshme. Perndryshe cdo injorim do te thote vote e munguar. Aq me shume qe cdo parti pas tete vitesh ne pushtet ka gjithnje vend per kritika.
E gjithsesi nje parti e re qe kerkon elektorat te djathte por qe per shkak te situates politike me shume mund ti sherbeje se majtes po del ne horizont. Tashme beteja eshte e hapur dhe u mbetet paleve te bejne zgjedhjen sepse dy vjet politike nuk jane as pak e as shume per te matur forcat.
Gazeta Panorama

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›