E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për injorancën

Vargje nga Arben Duka

E puth në buzë një krokodil

Dhe një nepërkë e dashuroj

Po nuk rri dot me një debil

Dot injorancën se duroj

Pranoj të lidhem me zinxhirë

I lidhur në zinxhirë të rroj

Kjo do të ishte shumë më mirë

Se injorancën të duroj

Të fle në shtrat me luanesha

Pa asnjë rrobë dhe mburojë

Këtë me shpirt unë do të desha

Se injorancën  të duroj

Pranoj të bëhem edhe murg

Në manastir jetën  të shkoj

Pranoj të futem dhe në burg

Veç injorancën mos dëgjoj

Se injoranca është tërmeti

Që shemb dhe male diturie

P oinjrancë sduron poeti

Më lehtë në vullkane bie

Asgjë nuk është llave vullkanit

Sa injoranca nuk bën dëme

Dhe llavë të ndezuar do të hanit

Veç ti shpëtonit kësaj gjëme

Mund të kaloj me këmbë mbi det

Dhe mund t’i bëj të gjitha bëmat

Që injoranca mos ketë pushtet

Se është gjëmë përmbi gjëmat

Po nuk kam bërë asgjë vërtet

Se kohë vitet nuk më dhanë

Se injoranca në pushtet

Ka bërë dhe po bën hatanë

VIJON NESËR

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›