E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoroi aktorin Richard Gere

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi vlerësoi e nderoi, gjatë qendrimit të tij në SHBA, në një ceremoni dekorimi të veçantë dhe në prani të shumë bashkatdhetarëve, kontributin mjaft të rëndësishëm të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.

Ai po ashtu e nderoi edhe aktorin e njohur të Hollywoodit Richard Gere.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, në përfundim të kësaj mbrëmjeje mbresëlënëse e të paharruar për bashkatdhetarët tanë shqiptaro-amerikanë si dhe të pranishmit e të ftuarit e tjerë, Presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” respektivisht: zotin Richard Gere me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanistit dhe veprimtarit të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i cili demaskoi e i bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta”.

Për të njëjtin motivacion u dekorua dhe Geraldo Rivera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›