E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron me "Medalje Mirënjohjeje" publicistin Servet Tartari

President i Republikës, Bamir Topi, ka nderuar kontributin e publicistit Servet Tartari, duke i akorduar “Medaljen e Mirënjohjes”. Në ceremoninë e organizuar në Ministrinë e Kulturës medalja i është dorëzuar z.Tartari nga përfaqësuesi i Presidencës, Aleksandër Flloko.
 

Ndërsa Enver Bytyci jep vlerësimin e tij për veprimtarinë e larmishme të krijuesit Tartari.
 

“I jepet kjo medalje zotit Tartari me motivacionin si publicist, shkrimtar, veprimtar dhe organizator i shquar në kryerjen e shumë aktiviteteve me karakter historik, kulturor e sportive, për t`i përcuar brezave të rinj trashëgiminë e pasur kulturore të popullit tonë".

I emocionuar nga ky vlerësim Tartari shprehet se kjo është një nga ditët më kulmore për të.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›