Fier, aksidentohet 12 vjeçari teksa punonte tokën

Një fëmijë 12 vjecar ka mbetur i plagosur gjatë mesditës së sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Frakull, ku 12 vjecari me iniciale XH.K. është aksidentuar nga automjeti që po punonte tokën.
Mësohet se fëmija po punonte tokën bashkë me të atin, gjatë kohës që është plagosur.
Ndërkohë ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.