E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet trupi i pajetë i një 68-vjeçari

Trupi i pajetë një personi është gjetur gjatë ditës së sotme në Fier. Kufoma e seksit mashkull është gjetur në rrugën e Semanit, ndërsa mësohet se i përket shtetasit me iniciale K.K, 68 vjec, nga fshati Pojan.

Uniformat blu bëjnë me dije se kufoma është gjetur nga kalimtarët dhe po sipas tyre shkak i vdekjes mendohet të ketë qenë një vetëhelmim nga ana e tij.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›