E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron Arbnorin me Nder i Kombit

Presidenti Topi ka dekoruar me titullin Nderi i Kombit pas vdekjes Pjetër Arbnorin. Duke vlerësuar figurën e Pjetër Arbnorit si simboli i qëndresës, Topi theksoi se ai i mbijetoi terrorit dhe persekutimit të regjimit komunist për vite me radhë.

Arbnori është një personalitet i shquar i Shkodrës. Ai konsiderohet si Mandela e Shqipërisë dhe ishte burim frymëzimi, u shpreh Topi, duke e vlerësuar Pjetër Arbnorin për risitë që i solli politikës shqiptare dhe vendin e rëndësishëm që ka zënë në kujtesën e kombit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›