E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron Arbnorin me titullin “Nderi i Kombit”

Kreu i shtetit Bamir Topi ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” pas vdekjes Pjetër Arbnorin. Në fjalën e tij presidenti Topi duke vlerësuar figurën e Pjetër Arbnorit si simbolin e qëndresës theksoi se ai i mbijetoi terrorit dhe persekutimit të regjimit komunist.
 

“Arbnori është një personalitet i shquar i Shkodrës. Ai konsiderohet si “Mandela e Shqipërisë” dhe ishte burim frymëzimi” ka theksoi Topi, ndërsa shtoi se ai solli një risi në politikën shqiptare
 

Më tej kreu i shtetit ka theksuar se Pjetër Arbnori ka zënë vend në kujtesën e vendit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›