E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron kryedioplomatin e Maldiveve Per promovimin e Ballkanit

Tirane 1 nentor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot ministrin e Puneve te Jashtme te Maldiveve Ahmed Shahid i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne vendin tone.

Ne kete takim bashkebiseduesit shprehen interesin e perbashket per thellimin e dialogut politik dhe gjetjes se rrugeve te bashkepunimit ne fusha me interes reciprok per dy vendet sidomos ne aspektin diplomatik te zyrtarizimit te marredhenieve dypaleshe dhe ne ate te arsimit te larte.

Ne kete drejtim u vu ne dukje rendesia e komunikimit mes strukturave perkatese te te dy vendeve shteterore dhe private qe do te ishte nje kontribut i rendesishem per te zhvilluar bashkepunimin dhe marredheniet dypaleshe.

Ne vijim presidenti Topi beri nje panorame te shkurter te zhvillimeve me pozitive ne Shqiperi duke u perqendruar ne arritjet madhore per te ardhmen e vendit si anetaresimi ne NATO vendimi i Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave per qytetaret e Shqiperise si dhe angazhimi maksimal per ndergjegjesimin e qytetareve shqiptare per detyrimet dhe pergjegjesite e tyre qe rrjedhin nga ky vendim nderkohe qe vendi eshte ne pritje per statusin kandidat per ne Bashkimin Evropian.

Kreu i shtetit shqiptar ne vleresim te kontributit te Shahid ne ndihme te Shqiperise dhe Kosoves dhe promovimit te shtetit te ri te Kosoves nepermjet rritjes se numrit te vendeve qe njohin pavaresine e saj i dorezoi Ministrit te Jashtem te Maldiveve Medaljen e Mirenjohjes me kete motivacion Per kontribut te vecante ne drejtim te promovimit dhe forcimit te paqes qendrueshmerise dhe zhvillimit ne rajonit e Ballkanit.

Nga ana e tij ministri i Jashtem i Maldiveve shprehu mirenjohjen per pritjen e rezervuar nga Presidenti i Republikes dhe sidomos per vleresimin e madh qe i behet kontributit dhe aktivitetit te tij diplomatik edhe ne kuader te organizatave nderkombetare per njohjen e Kosoves nga vendet e tjera.

Shahid theksoi se ndihet thellesisht i nderuar per kete vleresim edhe ne emer te popullit e vendit te tij qe pavaresisht se eshte larg gjeografikisht ka nje interes te madh per ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe qendrueshmerise ne rajonin e Ballkanit e me gjere.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›