Arrestohet adoleshenti vodhi kaldajen
Problemet ekonomike te familjes e kane cuar minorenin 16-vjecar Xhovan N. nga Fushe-Arrezi i Pukes ne vjedhjen e disa pajisjeve te kaldajes ne ish- Stabilimentin e Perpunimit te Drurit ne Fushe-Arrez. Ndalimi i 16-vjecarit eshte bere nga forcat e Policise se Pukes pasi eshte verifikuar se ai ishte autori i vjedhjes. Rreth ores 18.15 te dites se djeshme ai ishte kapur ne flagrance nga punonjesit e policise dhe nga roja i objekteve ne ish-Stabilimentin e Perpunimit te Drurit ne Fushe-Arrez duke marre pajisjet. Gjate marrjes ne pyetje ai kishte pranuar se kishte qene ai autori i vjedhjes duke shtuar se kete e kishte bere pasi ishte i detyruar per shkak te gjendjes ekonomike jo te mire te familjes. Ai nuk ka pranuar qe te kete pasur bashkepunetore te tjere qe ta kene ndihmuar ne kete vjedhje duke pohuar faktin se ka qene i vetem ne momentin e vjedhjes.