Topi dekreton Laukën ambasador në Kosovë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi Islam Laukën, si ambasador të Shqipërisë në Kosovë. Emri i diplomatit Lauka shkoi në zyrën e Presidentit Topi me propozim të Kryeministrit Berisha. Presidenti Topi kur vizitoi Kosovën, deklaroi se do ta dekretonte propozimin, menjëherë sapo ai të mbërrinte në Presidencë. Vetëm disa ditë më parë komisioni i jashtëm parlamentar zhvilloi seancë dëgjimore për ambasadorin tonë në Kosovë dhe Lauka paraqiti në komisionin e jashtëm parlamentar politikën që do të ndjekë në Kosovë. Raporti që u nxorr nga komisioni i jashtëm parlamentar iu paraqit Presidentit dhe vetëm sot Topi vendosi ta dekretojë