Bumçi në garë për kreun e PD të Tiranës

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së. Aldo Bumçi është një prej kandidatëve për postin e kreut të PD-së në Tiranë. Zoti Bumçi i cili është bashkuar me PD-në në vitin 2005 , është propozuar nga seksionet e partisë në njësinë bashkiake numër 8, në të njëjtën zonë ku seksionet kanë propozuar edhe kandidatin tjetër Besnik Mustafaj. Aldo Bumçi vlerëson se një proces pozitiv garën për postin e kreut të PD-së në Tiranë, duke vlerësuar edhe nivelin e kandidaturave që janë përfshirë në këtë garë. Aldo Bumçi edhe pse është relativisht një prurje e re në PD, ka qenë minister i drejtesisë, anëtar i komisionit të ligjeve, zëdhënës i grupit parlamentar si dhe anëtar i forumit më të lartë drejtues të partisë. Gara për kreun e PD-së së Tiranës që ka filluar nga vjeshta e vitit 2008 ka përfshirë disa prej figurave më të rëndësishme të partisë