PS: Masa për zgjedhjet
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar sot përshpejtimin dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë për të përgatitur infrastrukturën e zgjedhjeve, kur kanë mbetur edhe pak muaj nga ky proces. Në një deklaratë nga selia rozë, Rama tha se problemet kryesore të këtij procesi janë mungesa e kartave, listat dhe regjistrat. Ai theksoi se janë 100 mijë dublikime emrash nëpër regjistrat e gjendjes civile.
“Dështimi i këtij procesi, është dështimi i Shqipërisë”- theksoi Rama, duke kërkuar ngritjen e një komisioni të posaçëm, i cili do të monitorojë të gjithë punën për përgatitjen e procesit zgjedhor.
"Na duhet që të pajisim me kartë identiteti rreth 7700 zgjedhës dhe zgjedhëse që nuk kanë pasaportë”-tha më tej kreu i partisë më të madhe në opozitë, duke i kërkuar qeverisë që të ndajë punën, në mënyrë që të pajisen me karta më parë të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaportë.