E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, dekreton Mirela Fanen anetare te Gjykates se Larte

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, emeroi dje si anetare te Gjykates se Larte, Mirela Fanen. Dekreti i kreut te shtetit, i cili hyn ne fuqi menjehere, zevendeson nje nga vendet vakante te krijuara ne Gjykaten e Larte. Ne kete post tashme, do te ulet gjyqtarja e re Mirela Fana. Duket se tashme problemet ne Gjykaten e Larte jane shume prane normalizimit, pasi vendet vakante ishin dy dhe me dekretimin e gjyqtares Mirela Fana, mbetet vetem te vendoset tashme per gjyqtarin Ardian Nuni, i cili eshte larguar ne drejtim te SHBA. Por qe ka deklaruar qe andej, se ne prill do te jete ne Shqiperi, pas perfundimit te trajtimit mjekesor, ne vendin pertej Atlantikut. Mesohet se ai do te kthehet, nderkohe qe ka dhe nje limit kohor kur te skadoje dhe afati i pritjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›