E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mandati i ri, integrim ne BE

Kreu i diplomacise, Lulzim Basha qe nga Elbasani u shpreh dje se "brenda pak kohesh Shqiperia, do te aplikoje per integrimin ne Bashkimin Evropian. Brenda nje viti shqiptaret do te kene pasaporten biometrike, per te levizur lirshem dhe pa viza ne kete hapesire". Ai theksoi se supet e demokrateve shqiptare po pergatiten per te mbajtur peshen per ta cuar perpara vendin drejt anetaresimit te plote te Shqiperise ne familjen e madhe Evropiane. "Sot ne po pergatitemi jo thjesht per te zgjedhur kryetarin dhe strukturat, por per te pergatitur gjithe supet e demokrateve qe te mbajne peshen e Shqiperise ne kater vitet e ardhshme". Basha vijoi fjalen duke u shprehur nje sere arritjesh gjate kater viteve qe shkuan. "Shqiperia u rreshtua aty ku e kishte destinuar historia, perkrah 26 vendeve, aleances me te shkelqyer qe njeh sot globi. 43 mije mesues e pedagoge, jane ngritur ne mengjes me paga 2 here me te medha se ne vitin 2005. Ne klasa e auditore jane 120 mije studente, ose dyfishi i kater viteve me pare. Ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme jane instaluar 600 laboratore informatike kundrejt 45 qe ishin ne vitin 2005", tha Basha. Per mandatin e ardhshem ai garantoi se do te dyfishohen pensionet, do te rritet 100% paga e administrates, do te vazhdoje rritja e pagave te arsimtareve, po keshtu do te kete investime ne infrastrukture, ne ndertimin e rrugeve dhe superstradave etj. Nderkohe ministri i Jashtem Lulzim Basha u shpreh dje ne Elbasan se "Edi Ramen, nuk ka droge qe e sheron". Nje deklarate te tille, ai e ka bere teksa mori pjese ne konferencen e 9-te te PD-se se ketij qyteti. Ne fjalen e mbajtur para te pranishmeve ai nuk ka munguar qe te shigjetoje kryetarin e PS-se Edi Rama. "Per 2 vjet me radhe nje ze i helmatisur pelliti per arterien, damarin qe lidh Shqiperine me Ballkanin, rrugen Durres-Kukes. Ai nuk mundi te ndale anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ai nuk mund te nxjerre e te vrase serish te vdekurit. Ai eshte ne krize dhe nuk ka droge qe e sheron". Ne garen per kreun e PD-se te deges se Elbasanit konkurruan zv/rektori Luciano Boci, pedagogu Ali Turhani, prefekti Shefqet Delallisi dhe drejtoresha Iliriana Herri. Kandidatja Herri u terhoq nga gara. Fitues u shpall Luciano Boci. Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›