Topi dekreton falje dënimi për 367 persona

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar faljen për 367 persona të dënuar. Në njoftimin zyrtare të Presidencës thuhet se "Në mbështetje të nenit 92, pika "b" dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 "Për faljen", të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993 "Për disa ndryshime në ligje", me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera".
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.