E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri te "Aldi Demi", në flakë një magazinë

Zjarr në zonën e "Ali Demit" në kryqytet. Një ndërtesë e vjetër ka marrë flakë, për shkaqe ende të panjohura. Sipas banorëve, ndërtesa ka qenë pulari, ndërsa tani është një pronë provate që përdoret si magazinë . Zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për të dhënë ndihmë mjekësore.
Haki Hoxha, drejtori i Zjarrëfikëses në një prononcim për "Ora News" për zjarrin te "Ali Demi" u shpreh se zjarri është nën kontroll. Ai theksoi se nuk ka asnjë rrezik për të lënduar. Sipas tij është evituar plotësisht përhapja e flakëve në zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›