E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Pezës bashkon të larguarit e LSI-së me PS-në

TIRANË- Sot 67 vjet nga Konferenca e Pezës, përkujtohet bashkimi i komunistëve me nacionalistet në frontin antifashist dhe shenjëzohet një bashkim i ri. Ai i së majtës shqiptare. Të larguarit nga LSI kanë qenë sot përkrah Edi Ramës dhe drejtuesve të tjerë të PS-së në ceremoninë përkujtimore të Konferencës së Pezës.

Ceremonia është paraprire nga një takim mes kryetarit të socialisteve Rama dhe disa deputeteve të PS, me përfaqesuesit e LSI, Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Ndre Legisi dhe Mustafa Muçi të cilët kanë shprehur pakënaqësi për vendimin e partisë së tyre për të qenë pjesë e koalicionit të djathtë qe drejtohet nga kryeministri Berisha.

Takimi u bë pikërisht në shtëpinë e Myslym Pezës, aty ku është mbajtur konferenca 67 vjet me parë. Analistët disa herë kanë folur për një rithemelim të së majtës në vend, e cila mbeti e copëzuar, sepse një pjesë e saj tashmë është në koalicion me të djathtët. Afrimi me Partinë Socialiste i disa figurave kryesore të LSI, si nënkryetari Xhufi, është një moment shumë i rëndësishëm politik në vend.

Gjithsesi asgjë nuk është thënë zyrtarisht, nëse të larguarit e LSI-së do të jenë tashmë pjesë e së majtës së vërtetë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›