E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi e Vujanoviç në panairin e librit shqip "Ulqin 2009"

Për të 9-in vitin radhazi panairi i librit shqip prezantohet në Ulqin të Malit të Zi në një eveniment kulturor me përmasa të mëdha. Qyteti buzë Adriatikut, me 40 mijë banorë është bërë kështu për në nëntin vit radhazi mikpritësi i mijërave titujve të rinj librash të nxjerrë në treg nga më shumë se 60 shtëpi botuese në hapësirën mbarëkombëtare. Teksa dielli ulet në perëndim, qyteti i Ulqinit duket se gjallërohet, ndërsa mijëra persona në mënyrë të organizuar afrohen pranë stendave.
Në hapjen e panairit të librit Ulqin 2009, ishin të pranishëm për të dytin vit radhazi dhe Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, i shoqëruar nga zonja e Parë, Teuta Topi, dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.
Ky panair, organizohet me mbështetjen e veçantë të kryetarit të Komunës, Ulqin, Gëzim Hajdinaga, dhe në falë të bashkëpunimit të veçantë me dhjetra shtëpi botuese nga hapësirat mbarë shqiptare. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e çeljes se panairit, kryetari i Komunës Ulqin e ka ka konsideruar këtë eveniment si një lidhje e forte mes dy shteteve, ndërsa duke iu referuar librit e ka quajtur atë ambasador të fqinjësisë së mire mes popullit shqiptar dhe atij malazez.
Presidenti i Malit të Z i, Vilip Vujanoviç, duke përgëzuar organizatorët e këtij panairi, u ndal në mënyrë të veçantë te marrëdhëniet dhe klima e mirë e bashkëpunimit që ekziston mes dy vendeve. Presidenti malalez u ndal në mënyrë të veçantë te integrimi, si kryefjala, dhe sfida më e madhe e dy vendeve. Me tej Vujanoviç u ndal dhe te roli që luan panairi i librit në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve të rajonit, i cili tashmë jeton një realitet shumë më ndryshe nga e kaluara.
Ndërsa presidenti shqiptar, Bamir Topi, duke folur gjatë ceremonisë përuruese e ndau fjalën e tij në disa pjesë. Teksa vlerësoi organizimin, Topi u ndal në mënyrë të veçantë, te realiteti i ri demokratik që mbizotëron rajonin. Duke u ndaluar më tej në rëndësinë e këtij Panairi të Librit, Kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje se: "Shtëpitë botuese që vijnë natyrshëm nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi e nga shteti i ri i Kosovës me librat e tyre të shumëllojshëm, janë tregues të një klime të re demokratike, të një vendosmërie shpirtërore e intelektuale për të lënë pas çdo reminishencë të së kaluarës.
Presidenti Topi nënvizoi edhe efektin e këtij ekspozimi të kulturës së shkruar shqiptare në rajon si një përparësi të politikave të afrimit mes popujve dhe bashkëjetesës e bashkëpunimit në rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.
Botuesi, dhe një nga organizatorët e panairit të librit në Ulqin, Fatmir Toçi është ndalur tek rëndësia që ka prezantimi i librit, kjo si një nevojë për të ofruar më shumë lexuesin. Sipas Toçit, vala e mosnjohjes së librit tashmë ka kaluar dhe lexuesi po kthehet sërish drejt tij. Ndërsa duke u ndalur te rëndësia e panairit, Toçi tha se evenimente të tilla janë mëse të nevojshme, pasi jo vetëm rrëzojnë kufijtë mes shteteve, duke bashkuar kulturën, por edhe i shërbejnë forcimit të marrëdhenieve mes vendeve fqinje.
Por teksa nata e parë e ka përmbushur më së miri rëndësinë e saj ceremoniale, panairi i vërtetë duket se ka nisur ditën e martë. Kështu vetëm disa orë pasi panairi që do të qëndrojnë i hapur deri më datë 2 gusht ngriti siparin, stendat e shtëpive botuese llogaritet t'i kënë vizituar mbi 30 mijë persona. Në këtë qytet ku jetojnë edhe malazezë, boshnjakë, romë, të paktën 60 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare, kanë ofruar edhe këtë vit letërsi artistike të autorëve shqiptarë e të huaj, botime historike e enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume etj. Shumica prej vizitorëve të stendave të panairit kanë shfaqur interes për letërsinë artistike, enciklopedike, por nuk është lënë pas dore edhe për letërsia për fëmijë.
Veç botuesve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, në këtë panair marrin pjesë dhe botues nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më datë 2 gusht, ditë kur stendat do të mblidhen.... Për t'u hapur sërish.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›