E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie çmimi i naftës në bursën e New York-ut

Bursa e New York-ut ka shënuar rënie të çmimit të naftës. Në përfundim të kontratimeve të së mërkurës, vlerësimi i "arit të zi" ka rënë me 1.15 dollarë. Kështu një fuçi në bursën amerikane është shitur me 67.23 dollarë. Më herët çmimi i naftës ra nën shifrën 60 dollarë për fuçi në një kohë kur janë rritur shqetësimet lidhur me dobësinë e ekonomisë globale. Megjithë optimizmin nga organizata OECD, ka ende shumë sinjale kontradiktore lidhur me gjendjen e ekonomisë globale dhe perspektivën e një rimbëkëmbjeje afatgjatë. Rënia me më shumë se një të dhjetën e çmimit në javët e fundit riforcon këtë pasiguri si shkak dhe efekt. Çmimi i naftës u ngrit me 40% nga marsi deri në qershor, duke kapur shifrën 73 dollarë për fuçi. Po kështu u shtuan edhe komentet lidhur me rolin e fondeve private të investimeve dhe spekulatorëve në dyfishimin e çmimit në mënyrë kaq të shpejtë. Tani analistët janë po parashikojnë që çmimi të kthehet në vlerën 55 dollarë për fuçi dhe të qëndrojë në këtë shiftër derisa të ketë tregues më të mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›