E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi emeron 4 gjyqtaret e Kushtetueses 07/09/2010Erjon Ajazi Topi emeron 4 gjyqtaret e Kushtetueses Komisioni i Jashtem i PE voton pro heqjes se vizave Pas betimit emerohet kryetari i ri i gjykates Pr

Kreu i shtetit ploteson institucionin. Profili i anetareve te rinj

Presidenti Bamir Topi plotesoi dje vakumin e krijuar ne Gjykaten Kushtetuese. Presidenca ka bere publike dje ne mesdite dekretet e kreut te shtetit per kater anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese. Fatmir Hoxha Ardian Leka Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi jane kater kandidaturat qe do te perballen me vendimin e 140 ligjvenesve ne Kuvend per tu ulur ose jo me pas ne karrigen e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Pas zgjedhjes se kesaj procedure Kushtetuesja ne bashkepunim me kreun e shtetit dhe me miratimin e Kuvendit do te zgjedhe kreun e ri te ketij institucioni.

Dekretet

Artan Hoxha deri ne vitin 2008 ka mbajtur pozicionin e anetarit te Gjykates se Larte. Edlira Jorgaqi vitet e fundit ka punuar ne Ministrine e Drejtesise por edhe ne Prokurorine e Pergjithshme si drejtoreshe e studimeve. Ardian Leka eshte avokat me profesion ndersa Fatmir Hoxha deri vone ka mbajtur pozicionin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder. Kreu i shtetit ka mbajtur fjalen e dhene nepermjet keshilltarit ligjor Spiro Peci 39 dite me pare se dekretet per Gjykaten Kushtetuese do te shpallen ne fillim te muajit shtator. Do te jete vendimi i Kuvendit ai qe do te percaktoje definitivisht nese ata do te emerohen anetare te Gjykates Kushtetuese apo keto kandidatura do te rrezohen ashtu sic ndodhi ne fundin e sesionit te shkuar parlamentar.

Kriteret e perzgjedhjes

Kater anetaret e rinj jane zgjedhur mes 70 dosjeve qe Presidenca kishte marre ne shqyrtim qe ne fundin e muajit korrik 2010. Perpara perzgjedhjes se tyre ishin gjithsej 12 kandidatura te cilat deri javen e shkuar ishin favorite per pozicionet e larta ne Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Ne baze te percaktimeve kushtetuese dhe ligjore gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese jane emeruar nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion. Ndersa gjyqtaret e Gjykates se Larte do te emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi pune jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar qe kane ushtruar kete profesion per jo me pak se 15 vjet. Kandidaturat per Gjykaten e Larte pritet te dalin ne ditet ne vazhdim. Sokol Sadushi Xhezair Zaganjori Petrit Plloci dhe Admir Thanza jane kater anetaret e Gjykates Kushtetuese te cileve u ka perfunduar tashme mandati. Gjykata Kushtetuese ka nje juridiksion te vecante per kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve dhe akteve te tjera normative. Ajo garanton respektimin e Kushtetutes dhe ben interpretimin perfundimtar te saj neni 124/1 i Kushtetutes. Gjate ushtrimit te funksionit te saj ajo i nenshtrohet vetem Kushtetutes neni 124/2 i Kushtetutes.

Plotesimi i vendeve vakante ne Gjykaten Kushtetuese solli edhe perplasjen institucionale mes Kuvendit indirekt dhe Presidentit. Deputetet e Partise Demokratike u rreshtuan ne grup per te akuzuar Presidentin Bamir Topi se ka shkelur Kushtetuten e vendit me te dyja kembet per plotesimin e vakumit ne Gjykaten Kushtetuese.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›