E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezervat e PD-se per emrat e rinj te Kushtetueses 08/09/2010Fatjona Mejdini PS Ruli nuk u pergjigj do hapim dosjen Kronologjia e privatizimit te ekspozites Ruli Kontrata u prish sepse kthyem pronen Re

Selia blu Mazhoranca ende pa qendrim zyrtar por burime brenda saj shfaqin pakenaqesine per kandidaturat

Gjyqtaret e sapodekretuar nga Presidenti per Gjykaten Kushtetuese kane hasur ne rezistencen e pare edhe pse jo te deklaruar zyrtarisht te mazhorances. Kur nuk kane kaluar as dy dite nga shpallja e emrave te institucionit qe interpreton ligjin themeltar te shtetit nga selia blu kane nisur te identifikohen ata emra qe cilesohen te padeshiruar. Edhe pse nuk flasin zyrtarisht shigjetat jane drejtuar sic ndodhi dhe dy here te tjera tek ata gjyqtare qe mazhoranca nuk i konsideron si te sajte. Burime prane PD-se bejne te ditur se ata mund te kene kontestime per ish-anetarin e Gjykates se Larte Artan Hoxha. Kjo nisur edhe nga fakti se ne vitin 2007 kandidatura e Hoxhes e paraqitur nga ish-presidenti Alfred Moisu per anetar te Gjykates Kushtetuese eshte hedhur poshte nga mazhoranca aktuale gjate seances ne Kuvend. Ne rrezimin e kesaj kandidature mazhoranca paraqiti si arsye faktin se ne ate kohe Hoxha mbante mandatin e anetarit te Gjykates se Larte dhe kandidimi per nje tjeter post krijonte probleme kushtetuese. Ndonese insistimit te deputeteve te Partise Socialiste per ti lene mundesi kandidatit Hoxha te terhiqej nga mandati i tij ne Gjykaten e Larte PD nuk pranoi dhe preferoi ta rrezoje kete kandidature. Ende nuk eshte e qarte cfare do te ndodhe ne ditet e ardhshme nese pas dy vitesh PD do te pranoje ta emeroje Hoxhen ne Gjykaten Kushtetuese por ajo qe dihet lidhet me faktin se kjo kandidature nuk eshte nder te preferuarat e mazhorances aktuale. Nga ana tjeter eshte zyrtarisht i paqarte qendrimi i demokrateve per kandidaturat e Edlira Jorgaqit dhe Ardian Lekes. Kandidatja Edlira Jorgaqi ka qene pjese e Ministrise se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme ndersa Leka eshte avokat prej shume vitesh ne vend. Nga ana tjeter gjasat jane pozitive qe mazhoranca te pranoje emrin e Fatmir Hoxhes i cili deri vone ka mbajtur pozicionin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder. Gjate punes se tij shumevjecare Hoxha nuk ka pasur akuza politike ose perfshirje ne procese problematike.

Dekretet

Presidenti Bamir Topi plotesoi dy dite me pare vakumin e krijuar ne Gjykaten Kushtetuese. Kreu i shtetit ka dekretuar kater anetaret e rinj te institucionit te cilet jane Fatmir Hoxha Ardian Leka Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi. Pas zgjedhjes se kesaj procedure Kushtetuesja ne bashkepunim me kreun e shtetit dhe me miratimin e Kuvendit do te zgjedhe kreun e ri te ketij institucioni. Artan Hoxha deri ne vitin 2008 ka mbajtur pozicionin e anetarit te Gjykates se Larte. Edlira Jorgaqi vitet e fundit ka punuar ne Ministrine e Drejtesise por edhe ne Prokurorine e Pergjithshme si drejtoreshe e studimeve. Ardian Leka eshte avokat me profesion ndersa Fatmir Hoxha deri vone ka mbajtur pozicionin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder. Kreu i shtetit ka mbajtur fjalen e dhene nepermjet keshilltarit ligjor Spiro Peci 39 dite me pare se dekretet per Gjykaten Kushtetuese do te shpallen ne fillim te muajit shtator. Do te jete vendimi i Kuvendit ai qe do te percaktoje definitivisht nese ata do te emerohen anetare te Gjykates Kushtetuese apo keto kandidatura do te rrezohen ashtu sic ndodhi ne fundin e sesionit te shkuar parlamentar. Kater anetaret e rinj jane zgjedhur mes 70 dosjeve qe Presidenca kishte marre ne shqyrtim qe ne fundin e muajit korrik 2010. Perpara perzgjedhjes se tyre ishin gjithsej 12 kandidatura te cilat deri javen e shkuar ishin favorite per pozicionet e larta ne Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Ne baze te percaktimeve kushtetuese dhe ligjore gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese jane emeruar nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›