E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Oferta jone ne tavolinen e Berishes ndryshe nisim protestat 07/09/2010Erjon Ajazi Ruci Oferta jone ne tavolinen e Berishes ndryshe nisim protestatDeputetet informohen per negociatat Nis sesioni i

Opozita kerkon nisjen e hetimit te zgjedhjeve

Socialistet nuk ndryshojne qendrim nga projektmarreveshja e firmosur me 27 korrik nga negociatoret e dy forcave kryesore politike. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci deklaroi dje nga foltorja e re e Kuvendit se opozita eshte gati per zgjidhjen e krizes politike mjafton qe mazhoranca te tregoje vullnet pozitiv. Ai theksoi se Partia Socialiste tashme e ka hedhur ne tryeze oferten e saj per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me shumice dhe drejtim nga opozita ndersa per fletet e votimit te pranohet cdo opinion qe do te jape Komisioni i Venecias. Kohe per te humbur nuk ka ne te kunderten nuk do te kemi asnje oferte per ju por vetem oferten per cdo shqiptar te ndershem qe do te futet ne aksionin tone dhe qe do te ndaloje vetem kur garantohen zgjedhje te lira dhe te ndershme tha Ruci.

Oferta e PS-se

Socialistet i qendroje besnike ofertes se vjeter qe i kane adresuar demokrateve dhe qe rrjedh nga rezoluta e Parlamentit Europian. Kerkojme te ngrihet komisioni hetimor dhe te hetohen materialet zgjedhore ne te gjitha aspektet. Me materiale zgjedhore kuptohen edhe fletet e votimit Por meqe ju keni mendim te kundert atehere le ti hapim rruge hetimit parlamentar me ato qe ju i quani materiale zgjedhore e per fletet e votimit ne jemi te gatshem te presim e te pranojme opinionin e Komisionit te Venecias u shpreh Ruci. Numri dy i selise roze theksoi se kjo eshte oferta e vetme per demokratet. Ne ju presim por jo shume. E keni oferten tone ne tavoline zoti kryeminister. Ne te kundert oferte tjeter nga ne nuk ka theksoi Ruci.

Kriza

Sipas socialisteve kriza ne vend nuk eshte vetem politike por edhe ekonomike ndersa siguria eshte ne nivele shume te uleta. Po ashtu Ruci ngriti shqetesimin e rritjes se papunesise dhe uljes se nivelit te te ardhurave ndersa qeveria pretendon se ne vend ka progres ekonomik duke genjyer hapur qytetaret shqiptare.

Pranoni se jemi te fundit ne Europe per liberalizimin e vizave dhe tregojini shqiptareve te verteten se qeveria eshte e fundit ne permbushjen e reformave. Kerkojini falje qytetareve shqiptare per pengesen qe i keni sjelle ne levizjen e lire tha Ruci.

Sesioni parlamentar

Sesioni i kaluar deshtoi ne te gjitha aspektet per ti hapur rruge hetimit parlamentar jo sepse nuk jane mundesite jo sepse mungon koha por sepse mungon vullneti juaj. Ky ka qene vleresimi i socialisteve per sesionin e shkuar kuvendor.

Jemi ende ne kohe per te ndryshuar rrenjesisht kete situate e per ti dhene zgjidhje perfundimtare krizes. Mjaftoni qe ju te kini vullnetin pozitiv dhe jo vullnet deklarativ por vullnet real. Te mos e nisim me deshtim qe ne seancen e pare te ketij sesioni te ri ashtu sic mbyllet me deshtim sesionin e kaluar tha Ruci. Kreu i grupit parlamentar socialist ngriti pyetjen per mazhorancen Me thoni cfare keni bere ju nga keto gjate sesionit parlamentar qe sapo u mbyll Asgje. Asnje reforme thelbesore nuk eshte hartuar e miratuar e madje dhe ato qe jane miratuar ne te kaluaren sot mbeten sirtareve se nuk i zbaton njeri. Sipas tij konsolidimi i shtetit ligjor eshte katandisur ne nje parulle elektorale per ju sepse nderkohe po provohet dita-dites se shteti ligjor eshte kapur nga shteti klanor i korrupsionit.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›