E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musolini ish-agjent britanik, me pagë 6 400 euro në javë

Më 1917, atëherë gazetar 34 vjeç, Musolini u rekrutua nga MI5 për të bërë fushatë në mbështetje të Italisë, përkrah aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas të përditshmes që citon Peter Martland, një historian që punon në Universitetin anglez të Kembrixhit.
     
''Aleati më i dobët i Britanisë së Madhe gjatë luftës ishte Italia, pas tërheqjes nga konflikti i Rusisë revolucionare'', shpjegon Martland.
     
"Duke nisur që nga vjeshta e vitit 1917, Musolini paguhej me 100 lireta në javë, që sot janë ekuivalente me 6 400 euro, për të bërë fushatë pro-luftës'', shtoi ai.
     
Pagesat autorizoheshin nga Sir Samuel Hoare, deputet britanik dhe përfaqësues i MI5 në Romë, i cili kishte përmendur në kujtimet e tij më 1945 rekrutimin nga shërbimet britanike të Duçes së ardhshëm. Por detajet financiare u gjendën nga Martland ndërsa studionte dokumentet e Hoares.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›