E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Arte edhe kete vit duket te jete prone e Barcelones

Topi i Artë duket se edhe këtë vit do të jetë pronë e Barcelonës. Kandidaturat e Kampioneve në fuqi të Evropës edhe këtë vit dominojnë duke rreshtuar 9 lojtarë që synojnë fitimin e trofeut prestigjioz.

Në sezonin e kaluar Mesi, Ksavi dhe Injesta ishin në garë në tërë vendet e para dhe e njëjta situatë mendohet të përsëritet edhe në këtë vit duke parë 9 lojtarët e përzgjedhur katalanas mes 50 kandidaturave të vitit 2011.

E përditshmja spanjolle Edmundo Deportivo ka zbuluar disa prej emrave që do të konkurojnë për trofeun që jepet nga FIFA tashmë në bashkëpunim edhe me France Futboll . Mes të kuotuarëve të pritshëm: Mesi , Ksavi e Injesta protagonist të padiskutueshëm të edicionit të kaluar përkrah tyre renditen edhe emrat e e tjerë të kampionëve të Europës: Pike, Pujol , Fabregas, David Vila , Dani Alvezh dhe Erik Abidal.

Si në cdo sezon, kërcënimi për të rrëmbyer këtë trofe vjen nga rivalët e Realit të Madrit të cilët konfirmojnë 5 kandidatura: K. Ronaldo , Casilian, Xabi Alonso ,Ozil dhe Kedira. Midis ekipeve përfaqësuese është Spanja ajo që udhëheq me 9 kandidatura e ndjekur nga Gjermania me 7 ( Shajtjajger , Lahm , Gomez, Tomas Myler , Klose dhe dy lojtarët madrilènë Ozil e Gedira).

Në listën prej 50 lojtarësh jo ende e pa zyrtarizuar evidentohet vetëm një përfaqësues nga Italia dhe ai është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, por edhe i momentit sulmuesi i Udinezes, Antonio Di Natale. Ndërkohë përsa i përket trajnerëve Masimiliano Alegri i Milanit është përfaqësuesi i kampionatit Italian, ndërsa strategu i kampioneve të Evropës, Peb Guardiola, sipas të gjitha parashikimeve nuk do të ketë rivale për t’u shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Lista përfundimtare e reduktuar në vetëm 23 të përzgjedhur do të publikohet më 1 nëntor, ndërsa më 5 dhjetor do të zyrtarizohen edhe 3 kandidaturat kryesore dhe fituesi i Topit të Artë do të shpallet më 9 janar të 2012-ës në Zyrih ëe mbrëmjen tradicionale Gala që organizohet nga FIFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›