E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham në PSG, vetëm për shoping

David Beckham duket se është pranë transferimit në Paris Saint Germain. Mirëpo, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, duket skeptik rreth këtij transferimi.

Ai mendon se përpos aspektit sportiv, fshihet diçka tjetër në këtë çështje.

“Beckham në Paris? Mendoj se ky transfer po bëhet vetëm për të bërë shoping. E kam dashur shumë Beckhamin, por nuk është më lojtari që ishte. Nëse vjen në Paris, vjen për të bërë gjëra tjera, jo për të luajtur futboll”, deklaroi me ironi kreu i futbollit evropian, në një intervistë për radion RTL.

Ish futbollisti i Manchester United, Real Madrid e Milan, pritet ta përfundojë eksperiencës në Los Angeles Galaxy. Nga janari, ai do të jetë lojtar i lirë, kështu që është i lirë të vendos vetë. Skuadrat angleze, Tottenham e Queen's Park Rangers e pëlqejnë atë, por PSG duket ekip më ideal për të, për të shpresuar që ta udhëheq më pas Kombëtaren britanike në Olimpiadën ‘Londra 2012’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›