E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ironizon Kryeministrin: Të mos kujtohet për transparencë në prag të zgjedhjeve

Fryma e re Demokratike ka vijuar komunikimin e hapur me qytetarët, ku destinacioni i radhës ka
qenë Sauku.

Kryetari i FRD-së gjatë takimit me qytetarët e kryeqytetit u tha banorëve se do të takojnë me thjeshtësi çdo qytetar derë më derë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ecin drejt një fitore të merituar në zgjedhjet e qershorit 2013.

Duke ironizuar kërkesën e kryeministrit drejtuar anëtarëve të qeverisë për të publikuar numrat e tyre Bamir Topi tha se qeveria duhet të jetë e hapur me qytetarët gjatë gjithë mandatit dhe jo vetëm kur afrojnë zgjedhjet.

Tirana është vendi ku ne do të jemi më të suksesshëm, theksoi Topi, mes mbeshtetësve të shumtë të FRD-së në Sauk.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›